Dhimbja akute nuk ndodh vetëm gjatë ditës apo kur jeni në zyrë. Një dhimbje mesi apo veshi mund t’ju kapë natën apo në fundjavë. Në të njëjtën kohë, pacientët që nuk kanë nevojë për hospitalizim por që gjithsesi kanë nevojë për kujdes shëndetësor pranë spitaleve publike, shpesh janë të mbingarkuara. SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ka zgjidhjen e duhur për ju: shërbim dhe ndihmë mjekësore për çdo nevojë shëndetësore akute pranë spitaleve apo klinikave private me të cilat ne bashkëpunojmë prej 20 vitesh tashmë.
Rradhë e gjatë…
S’ka më pritje!
Asnjë njeri që është i sëmurë nuk do që të presë për një kohë të gjatë për të marrë kujdesin shëndetësor për të cilin ai/ajo ka nevojë. Dhe, në fakt, nuk ka përse të jetë kështu. Për shembull, Znj. Megi, kthehet nga fundjava e saj jashtë qytetit të dielën në darkë me një infeksion akut në fshikëz. Duke pasur kujdes shëndetësor me SIGAL UNIQA ajo kontakton menjëherë me stafin përkatës të SIGAL UNIQA. Pak më vonë, ajo trajtohet në një klinikë private. Nëpërmjet një testi të shpejtë, doktori përcakton që ajo ka kristale. Në përputhje me diagnozën, ai lëshon një recetë me antibiotikë dhe medikamentet përkatëse dhe ja…rasti u zgjidh. Vetëm një hap larg!
- Agim është kujdesur gjatë gjithë ditës për kopshtin e tij. Papritur atë e kap një dhimbje akute shpine e cila përkeqësohet edhe më shumë natën. Të dielën në mëngjes, ai kontakton me stafin përkatës të kujdesit ndaj klientëve të SIGAL UNIQA. Vetëm 45 minuta më pas ai takohet me një doktor specialist në një klinikë private. Fatmirësisht, ekzaminim tregon se, simptomat neurologjike mund të mbahen nën kontroll, dhe kështu, doktori i filloi atij menjëherë terapinë ndaj dhimbjeve që ai ka. Edhe ky rast u zgjidh! Direkt!
Andi ka dëmtuar kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së futbollit të martën në darkë. Në orën 22:00 ai kontakton me stafin tonë përkatës të kujdesit ndaj klientëve. Gjatë ekzaminimit me rreze X në një klinikë private të mundësuar nga bashkëpunimi me SIGAL UNIQA del se dëmtimi është i lehtë dhe që mund të rikuperohet me shpejtësi. Kyçi i këmbës është ndrydhur dhe ka një tendosje të lehtë të ligamenteve. Nga konsultimet me doktorin Andi merr një veshje të veçantë dhe një gjilpërë për parandalimin e trombozave.
Me mijëra klientë të SIGAL UNIQA përdorin tashmë shërbimet tona shtesë të mbulimeve të kujdesit shëndetësor për të gjithë klientët tanë. Me shërbimin unik, SIGAL UNIQA krijon një alternativë reale të prekshme kundrejt ambulancave dhe spitaleve publike të cilat shpeshherë janë të mbingarkuara dhe të duhet të presësh në rradhë. Dhe pritja do të thotë humbje në kohë dhe në para. Klientët tanë që gëzojnë të drejtat dhe shërbimet nga sigurimet tona shëndetësore do të marrin kujdesin e nevojitur 24/7 pa pushim, madje edhe pa pritur.
Paketat e Sigurimit të Shëndetit
Sigurimi privat i shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.
SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare, të cilat ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore duke filluar nga check up-i rutinë vjetor; trajtimet mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti, si dhe shpenzimet në rast ndjekje të shtatzanisë në spitalet private brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Për më shumë informacion për paketat e shëndetit vizitoni faqene SIGAL: https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/
Vetëm me SIGAL UNIQa Group AUSTRIA, kompania më e madhe e më e besuar e sigurimeve në vend!
Na ndiqni në:
Website: https://sigal.com.al/
Facebook: https://www.facebook.com/sigaluniqagr…
Instagram: https://www.instagram.com/sigal_uniqa/
Linkedin: https://www.linkedin.com/in/sigal-uni…
Twitter: https://twitter.com/SIGALUNIQAGROUP
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.