Fal teknologjisë së përkthimit në çast, turistët do të ndiehen si vendas në ato vende ku ata do të zgjedhin që të vizitojnë.
Shembull i hershëm i teknologjisë së përkthimit të gjuhëve në kohë reale janë kufjet ‘Pixel’ të Google-it. Nëpërmjet smartfonëve ‘Google Pixel’ dhe aplikacionit të përkthimit, këto kufje mund të përkthejnë 40 gjuhë dhe gjithashtu mund t’i aftësojnë përdoruesit e tyre të flasin në gjuhë të huaj. Raportimet paraprake sugjerojnë se këto pajisje janë shumë efektive për përkthimet e thjeshta transaksionale.
Por, sot edhe pse kufjet ‘Pixel’ dhe përkthimi punojnë mirë dhe janë të besueshme, vetëm qejflinjtë e zellshëm dhe entuziastët e teknologjisë do t’i bëjnë planet e tyre të udhëtimeve me këto aftësi të reja për të komunikuar dhe kuptuar fjali të thjeshta në gjuhë të huaj.
Megjithatë, deri në vitin 2040, sisteme të tilla do të jenë pjesë universale e korpusit të rrjetit dixhital që shumica prej nesh do t’i veshë dhe ku do të jemi mësuar tashmë me pajisjet e shumta të tilla si ato që ofron rrjeti ‘wireless’.
Si pjesë e këtij rrjeti, pjesët e integruara në vesh me tingujt e ambientit do të jenë të afta të përkthejnë të gjitha gjuhët kryesore të botës në çast. Ndërsa cilësia e përkthimit do të jetë përmirësuar aq shumë për udhëtarët e vitit 2040 saqë ata do të ndiehen si vendasit e atyre gjuhëve me të cilat ata do të përballen. Me këtë nivel përkthimi turistët do të jenë në gjendje të eksplorojnë TV-në dhe median lokale, të takohen me vendasit, të komunikojnë me vendasit në gjuhën e tyre dhe ku vet vendasit do t’u flasin atyre me gjuhën e turistëve. Kështu ata do të lidhen më shumë me njerëzit dhe kulturën në një nivel më intime.
Për shumë turistë, shërbimet e përkthimit të gjuhëve do të largojnë frikën e udhëtimit në vende të vogla të planetit dhe, si rezultat, shumë destinacione të reja do të hapen për turizmin në të ardhmen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.