Blog

TRAJNIMI KARDIO NË SHTËPI

Koha e leximit: 3 minuta

Katër paketa kompakte me ushtrime kardiovaskulare, fuqie dhe koordinimi që mund t’i praktikoni në rehatinë e shtëpisë suaj pa ju dashur që të dilni nga shtëpia. Le të fillojmë!

Zakonisht trajnimi kardio kombinohet me ushtrime në ajër të pastër: vrap, pedalim, ecje, ecje nordike etj. Por sistemi kardiovaskular mund të fuqizohet gjithashtu edhe brenda katër faqeve të mureve tuaja.

Nëse do t’i kushtoni këtyre ushtrimeve 15 deri në 20 minuta në ditë, ju do të arrini shumë me ushtrimet e duhura. Paralelisht me ushtrimet kardio, është ideale që ju të punoni gjithashtu me fuqinë/forcën tuaj dhe me koorinimin menjëherë. E kombinuar me një ditë të zënë jete, ju tashmë jeni në anën e duhur të trajnimit për ruajtjen e shëndetit.

5 sugjerime për një trajnim të ekuilibruar kardio në shtëpi

Si t’i bëni ushtrimet kardio në shtëpi:

  • Planifikoni dhe kryeni të paktën 15 minuta për çdo seancë trajnimi;
  • Alternoni ushtrimet;
  • Sugjerimet e trajnimit mund të kombinohen si të dëshironi ju;
  • Niveli i vështirësisë së specifikuar këtu është në shkallë ngjitëse – nga fillestare në atë profesionale;
  • Ushtrimet janë të kategorizuara sipas efektit të tyre në zona të ndryshme (kardio/fuqi/koordinim) – 1 do të thotë “e thjeshtë, efekt i ulët”, 5 identifikohet me ushtrimet veçanërisht kërkuese dhe efektive.

Ushtrimet e kërcimit: për fillestarët

Qoftë stil i lirë, latin, standard, hip-hop, ose koreografi deri tek videot e muzikës – kërcimi është argëtues dhe trajnon sistemin kardiovaskular. Nëse dëshironi, ju mund të mësoni hapa të reja kërcimi dhe kështu të trajnoni edhe koordinimin. Udhëzimet për shumë kërcime mund të gjenden lehtësisht në internet. Thjesht bëni “google” dhe provoni atë që ju duket se do të funksionojë më mirë për ju. Moto jonë është: Lëviz!

Kohëzgjatja: 15-20 minuta
Efektet:

  • Kardio: 2-3 nga 5
  • Fuqia: 2 nga 5
  • Koordinimi: 5 nga 5

Ushtrimet me hapa: për ata që janë disi më të avncuar

Nëse keni shkallë ecni lart e poshtë ngadalë dhe në një mënyrë të kontrolluar. Përsëriteni këtë për rreth 5-10 minuta pa pushim.

Kohëzgjatja : 5-10 minuta

Efektet:

  • Kardio: 3 nga 5
  • Fuqia: 3 nga 5
  • Koordinimi: 2 nga 5

Ushtrimet e hedhjes me litar: për të avancuarit

Hedhja me litar ofron shumë opsione, trajnon sistemin kardiovaskular me një proporcion të lartë koordinimi.

Kohëzgjatja: metodë me intervale 5 x 30 sekonda, ndërmjet tyre bëni 30 sekonda pushim
Efektet:

  • Kardio: 5 nga 5
  • Fuqia: 3 nga 5
  • Koordinimi: 5 nga 5

Ushtrimet e “Crossfit-it”: për profesionistët

Një kombinim i dy ushtrimeve jo vetëm që siguron një puls të lartë, por prisni që ditën tjetër t’ju dhëmbin paksa muskujt😊

Kohëzgjatja: metodë me intervale 30 sekonda për çdo ushtrim.

Efektet:

  • Kardio: 5 nga 5
  • Fuqia: 5 nga 5 5
  • Koordinimi: 4 nga 5

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë