Në traditën zakonore shqiptare, ku gëzimet dhe hidhërimet shoqërohen shpesh me një gotë alkool, një sasi minimale nuk përbën domosdoshmërisht pakujdesi.
Megjithatë, në rast aksidenti, çdo detaj merr rëndësi. Edhe një sasi e vogël alkooli mund të ndikojë në testin e frymëmarrjes dhe, sipas ligjit shqiptar, çdo nivel mbi zero konsiderohet ndikim alkooli edhe nëse drejtuesi nuk është i dehur dhe aksidenti nuk lidhet me përdorimin e alkoolit.
Në këto raste, kompanitë siguruese më parë kërkonin kthimin pas të dëmit të paguar, përmes padive të regresit.
SIGAL INSURANCE GROUP ka vendosur të veprojë ndryshe, jo për të gjitha rastet. Me produktin “TPL Plus”, kompania ndjek shembullin e disa vendeve europiane dhe ofron mbulim për dëmet materiale, në rastet kur drejtuesi ka konsumuar sasi minimale alkooli – deri në 0.5 mg/L.
Nëse drejtuesi ka shkaktuar aksident dhe është mbajtës i kontratës TPL Plus, që kushton vetëm 3,000 Lekë në vit, SIGAL mbulon dëmet deri në 1 milion Lekë.
Modeli është i ngjashëm me atë që aplikohet në disa vende evropiane:
Në Gjermani mbulohen dëmet nën 0.5 promilje pa shenja paaftësie; në Francë, kufiri është 0.3 promilje; në Austri dhe Zvicër, mbulimi përfshihet si klauzolë shtesë në KASKO për nivele nën 0.3 promilje.
Falë SIGAL për herë të parë në Shqipëri, për nivele alkooli nën 0.5 mg/L, mbulohen dëmet materiale deri në 1 milion Lekë.
CEO dhe themeluesi i SIGAL, z. Avni Ponari, sqaron:
“Çdo lloj treguesi mbi zero në drejtimin e automjetit të bën përdorues të pijeve alkoolike.
Këtë nuk e shmangim dot, sepse ligji është mbi çdo gjë dhe prevalon mbi gjithçka tjetër.
Për këta persona të cilët rezultojnë me alkool, që kanë pirë apo që janë në drejtimin e automjetit dhe shkaktojnë aksidente, ne duam që financiarisht ata të mos kenë më përgjegjësi.
Si zgjidhet kjo?
Secili mund të marrë TPL dhe mund të marrë edhe këtë lloj përgjegjësie, e cila kushton shumë pak — 30 mijë lekë në vit — dhe të mbulon në rast se ti shkakton një aksident. Të mbulon për të gjitha dëmet materiale të shkaktuara, për të cilat deri më sot kompanitë të janë kthyer me padi regresi, dhe vlerat nuk janë të vogla, sepse janë të konsiderueshme.
SIGAL e ka gjetur zgjidhjen dhe thotë: në rast se je konstatuar nga polici dhe ke shkaktuar aksident, dëmi material të mbulohet 100 përqind nga SIGAL dhe nuk ka më që të vijë dikush e të të kërkojë vlerën që kompania e sigurimeve ka paguar për ty.”
Pra, pas aksidentit, nëse keni blerë TPL Plus dhe testi i alkoolit është nën 0.5 mg/L, SIGAL nuk do t’ju kërkojë kthimin e dëmit të paguar.
Me këtë produkt, SIGAL tregon besnikëri ndaj klientëve, duke ndarë rrezikun me ta dhe duke dëshmuar njohjen e traditës zakonore, pa hequr dorë nga thirrja për të mos drejtuar nën ndikimin e alkoolit — një sjellje që mbart gjithmonë përgjegjësi ligjore.
SIGAL merr përsipër vetëm përgjegjësinë financiare për dëmet materiale në nivel alkooli deri në 0.5 mg/L për klientët me TPL Plus.
SIGAL do të jetë pranë teje kur askush tjetër nuk do të mundet!
SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh
📞 Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
💬 Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
🖥️ Porosit paketën që të duhet online në: sigal.com.al