Stresi shtohet me lehtësi. Kështu shpesh relaksimi është i vështirë. Lajmet e mira: Ka një sërë mënyrash që mund t’ju ndihmojnë.
Në të shkuarën ka qenë thjesht lufta për të mbijetuar. Ndërsa, sot gjithnjë edhe më shumë gjëra i shtohen listës së detyrave për të bërë, por pasojat janë të njëjta: sistemi ynë stresohet.
E përkthyer, kjo do të thotë që ndryshon çlirimi i hormoneve. Noradrenalina, adrenalina dhe kortizoli sigurojnë përshpejtimin rrahjeve të zemrës dhe të frymëmarrjes, rritet presioni i gjakut dhe tonaliteti i muskujve. Në këtë mënyrë, trupi është përgatitur për të luftuar apo për t’u larguar.
Megjithatë, nën stres, performanca e trurut gjithashtu ndryshon: aftësia e marrjes së vendimeve, kontrolli i impulseve, dhe performanca e kujtesës ulen, frika dhe vigjilenca rriten. Kjo është diçka shumë e mirë për të përballuar situata stresuese në një peridhë afatshkurtër. Megjithatë, nëse stresi nuk qetësohet apo ne nuk ia dalin që të relaksohemi, kjo gjendje e vazhdueshme alarmi mund të ketë efekte në nivel fizik dhe mendor. Atëherë është e rëndësishme që ta nxjerrim këtë tension jashtë sistemit si në nivel fizik dhe në atë mendor.
Vrasësi nr. 1 i stresit
Hapi i parë drejt relaksimit është që të bëheni të vetëdijshëm për vetë situatën tuaj stresuese për të ndërmarrë hapa aktivë drejt relaksimit. Hapi i parë për të dalë jashtë stresit është që t’ia bën të qartë vetes që ju nuk jeni në mëshirë të situatës, por që ju vet keni aftësitë për ta marrë situatën në dorë.
Dhe ka disa mënyra dhe instrumente për ta bërë këtë. Më e rëndësishmja nga këto është sporti. Në një kuptim figurativ, ky është varianti bashkëkohor i luftimit të plakjes.
Kur ne merremi me sport, çlirohen gjithashtu edhe hormone, ato që mund të përshkruhen si kundërshtarë të hormoneve të stresit. Serotonina dhe dompanina, të cilat janë përgjegjëse për ndjenjën e lumturisë, apo endorfina, e cila përfshin gjithashtu edhe mirëqenien. Për më tepër, kortizoli ndahet gjatë ushtrimeve fizike. Ushtrimet fizike ndryshojnë gjithashtu edhe mënyrën se si punon truri ynë. Gjatë sportit, proceset e të menduarit kalojnë tek relaksimi, gjithashtu fuqizohen edhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve në të pavetëdijshme.
“Sport” nuk do të thotë që të ushtroheni një apo dy herë në javë në palestër, por integrimi i pjesëzave të vogla të ushtrimeve fizike në jetën tuaj të përditshme si, për shembull, një ecje e shkurtër çdo mbrëmje.
Një mendje e qetë
Trupi dhe mendja formojnë një njësi dhe që të dyja mund ta influencojnë njëra-tjetrën. Në këtë kuptim, rruga drejt relaksimit fizik mund të çojë gjithashtu edhe në relaksimin mendor.
Një mënyrë e lashtë për ta bërë këtë, që është praktikuar me shekuj në manastiret Zen në Lindjen e Largët quhet meditim. Meditimi ndihmo për rritjen e vetëdijes dhe të vigjilencës. Besohet se, ai sinkronizon zona të ndryshme të trurit dhe jo vetëm që relakson sistemin nervor automatik, por gjithashtu ndryshon në mënyrë të drejtëpërdrejtë strukturën e trurit.
Një stil jetese për t’u relaksuar
Niveli personal i stresit mund të influencohet gjtihashtu nga stili i jetesës. Aktorët në këtë fushë janë gjumi, pushimet dhe ushqyerja. Dhe mos harroni komunitetin. Për një në pesë pacientë që shkojnë tek dorktori, nga një vëzhgim më i afërt, simtomat e stresit lidhen me vetminë. Studimet tregojnë se, vetmia është po aq e dëmshme sa obeziteti, një stil jete sedentar, apo duhanpirja e përditshme. Ky është një aspekt thelbësor, veçanërisht në kohë kur jemi të mbyllur si tani dhe kur po ponojmë edhe nga zyra në shtëpi.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Sigurimi i Shëndetit/ Cilat janë 12 pyetjeve që duhet të bëni para se ta blini?
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.