Një partneritet i qëndrueshëm që vijon të ofrojë siguri dhe mbështetje për stafin e Ambasadës dhe familjarët e tyre
Prej më shumë se një dekade, SIGAL Insurance Group ka qenë partneri i sigurimit shëndetësor për personelin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe familjarët e tyre të kualifikuar.
Ky bashkëpunim i konsoliduar, i ndërtuar mbi besimin dhe standardet e larta të shërbimit, do të vijojë edhe për 5 vitet e ardhshme, duke zgjeruar tashmë mbulimin e ofruar për stafin e Ambasadës me Sigurimin e Shëndetit dhe Sigurimin e Jetës.
Për SIGAL Insurance Group, sigurimi nuk është thjesht një kontratë apo një mbulim financiar. Në qendër të çdo shërbimi qëndron kujdesi ndaj njerëzve, duke u ofruar atyre akses në shërbime cilësore, siguri dhe mbështetje në momentet kur kanë më shumë nevojë.
Vijimi i këtij partneriteti me Ambasadën e SHBA-së është një tjetër dëshmi e rëndësisë që SIGAL i kushton cilësisë, profesionalizmit dhe besimit të ndërtuar ndër vite me klientët dhe partnerët e saj.
https://www.facebook.com/photo?fbid=1126308483081565&set=pb.100071072710852.-2207520000


