Për sigurimin 360° të shtëpive tuaja
Mbi 100 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Korçë, 1 qershor 2019
Llojet e sigurimit të shtëpisë
Sigurohu që herës tjetër të mos mbetesh ‘në ajër të hapur’
Përse të flesh në çadër, kur mund të flesh në shtëpinë tënde!
Shqipëria është gjeologjikisht dhe sizmiologjikisht një rajon kompleks, i karakterizuar nga një aktivitet mjaft i dukshëm mikrosizmik (që janë – një numër i lartë tërmetesh të vogla), tërmete të rralla me fuqi të mesme (që janë – nga 5.5 deri në 5.9 ballë) dhe tërmete të mëdha të rralla (që janë – > 6.5 ballë). Bazuar në “Hartën e harmonizuar të rreziqeve sizmike të Shqipërisë”, tërmetet më të forta shqiptare ndodhin përgjatë tre zonave të mirëpërcaktuara sizmike: a) Zona bregdetare e detit Jon-Adriatik, që shtrihet nga veriperëndimi deri në veri-verilindje dhe që përkon me kufirin ndërmjet pllakës evropiane dhe mikropllakës adriatike; b) Zona Peshkopi-Korçë, që shtrihet në verijug të pjesës lindore të vendit, dhe c) Zona e tërthortë Elbasan-Dibër-Tetovë, që shtrihet në jugperëndim-verilindje. Rrjedhimisht, vlerësimi në kohë, menaxhimi dhe reduktimi i rreziqeve – fuqia parandaluese përkundrejt fuqisë reaguese dhe anasjelltas – nga tërmetet mbetet një shqetësim i rëndësishëm dhe i vazhdueshëm me karakter politik, social dhe ekonomik.
Përse ju nevojitet sigurimi i shtëpisë?
Shtëpia juaj është Kështjella juaj. Shtëpia është vatra ku ne ndjemi të sigurt, ku mund të relaksohemi dhe ta shijojmë e njëherësh të krijojmë kujtimet më të çmuara të jetës me njerëzit tanë më të dashur, me familjen dhe miqtë! Shtëpia juaj është gjithashtu një ndër investimet më të mëdha të jetës suaj. Kjo është arsyeja përse është kaq e rëndësishme që ta mbroni dhe ta siguroni pronën tuaj.
Në Shqipëri, në rang vendi, vetëm 2% e shtëpive janë të siguruara. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2018, sigurimi vullnetar nga “Zjarri dhe rreziqet natyrore” ishte rreth 42%, ndërsa ndarja e tregut që zuri portofoli “Zjarri dhe dëmtime në pronë” shënoi një rritje në volum sigurimi prej 9%. Kjo do të thotë se, 98% e 2.8 milionë shqiptarëve janë të pasiguruara, duke u ekspozuar kështu nga rreziqe humbjesh të mëdha financiare në rast fatkeqësish natyrore të tilla si tërmete, etj. Sigurimi i shtëpisë suaj është thelbësore:
- Sepse mbron shtëpinë tuaj dhe pasuritë e tjera që mund të keni në banesë nga një sërë rreziqesh potenciale duke përfshirë: zjarrin, rrufetë, shpërthime, tërmetet, rrjedhje tubacionesh deri në thyerje xhamash. Pavarësisht dëmit të shkaktuar, polica e sigurimit të shtëpisë tuaj do t’ju garantojë 100% të riparimit dhe/ose zëvendësimit të dëmit.
- Sepse ju mbron nga përgjegjësia ndaj palëve të treta në rast të një padie nga dëmet që do ti keni shkaktuar një pale të tretë. Këtu mund gjithashtu të zgjidhni një kombinim financiar inteligjent të Policës së Sigurimit të Përgjegjësive me atë të Sigurimit të Shtëpisë, për t’ju ndihmuar në pagesën e faturave mjekësore dhe/ose pagesa ligjore që mund të pasojnë nga dëmet ndaj palëve të treta.
- Qiradhënësi jauj mund ta kërkojë sigurimin e shtëpisë së tyre. Megjithëse, ky sigurim është vullnetar, sot qiradhënësit kanë filluar ti kërkojnë qiramarrësit(ve) të shtëpive të tyre që të bëjnë sigurimin e shtëpisë apo ta paguajnë atë muaj për muaj bashkë me pagesën e qirasë. Sërish edhe këtu kemi kërkesën për mbulimin e çdo dëmi nga qiramarrësi ndaj pronës së tyre.
- Sepse duhet ta filloni me diçka. Ndërsa jeni duke vlerësuar me kujdes së cila policë do të jetë më e përshtatshme për ju dhe familjen tuaj, është gjithashtu shumë e rëndësishme që të konsideroni se çfarë do të ndodhte në rast se ju nuk jeni të siguruar. Për shumicën e pronarëve, pasojat nga rreziqe të paparashikuara do të ishin shkatërruese nga pikëpamja financiare dhe jo vetëm. A ia vlen?!
Duke marrë shkas nga ndodhitë e fundit, mbi 100 banesa dhe dhjetëra të plagosur – nga fshatrat e Vidohovës, Floqit, Qafzezës dhe Dvoranit – ishtë bilanci i tërmetit që goditi Korçën më 1 qershor të këtij viti, duke shkaktuar plasaritje të mureve të shtëpive deri në rrezik për shembje. Kjo bëri që dhjetëra banorë të flinin jashtë shtëpive të tyre në ajër me çadra si pasojë e situatës alarmante. Madje, lëkundjet u ndjenë deri në Ersekë dhe Pogradec ndërsa epiqendra ishte 12 km në vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas.
Faktet dhe shifrat flasin vet!
Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodh nesër, rrjedhimisht, mbulimi i plotë kundër çdo të papriture që mund të na ndodhë është jetike. Polica e sigurimit të shtëpisë do të jetë “çadra juaj e sigurisë” dhe e garancisë për mbrojtje financiare. Është e domosdoshme që të blini sigurimin e shtëpisë për të njëjta arsye që blini sigurimin e shëndetit, të makinës apo të artikujve të tjerë me vlerë. Çdo humbje apo dëmtim ndaj pasurisë tuaj do të ishte njëherësh me pasoja financiare, sociale dhe emocionale.
SIGAL UNIQA e para në pagimin e dëmeve
Prej 20 vitesh, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në vend ka ndihmuar dhe mbështetur njerëzit si ty me sigurimet e tyre të shtëpive/pasurisë me qëllim menaxhimin dhe reduktimin e rrezikut.
Nga tërmeti i fundit në Korçë, 14 ishte numri i personave të cilët e kishin siguruar pronën e tyre me SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe që tashmë janë paraqitur me kërkesat përkatëse për dëmshpërblimin e dëmeve në përputhje me mbulimin e policës së tyre të sigurimit. Nga ky numër, 8 prej tyre kishin kryer sigurim vullnetar, ndërsa 6 të tjerët sigurimin e pronës për efekt kredie në bankë. Sipas vlerësimeve të deritanishme nga Ekipi i Ekspertëve të SIGAL UNIQA që po ndjekin këto punime në terren parashikohet që të arrihet shifra prej 100,000 EURO dëme të paguara për riparimin dhe/ose kthimin në gjendje fillestare të të gjitha pronave të siguruara nga SIGAL UNIQA.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron tre (3) paketa sigurimi për shtëpinë tuaj – Standard, Silver dhe Gold – për t’ju mbrojtur nga zjarret, rrufetë, shpërthimet, tërmetet, rrjedhjet e tubacioneve deri tek thyerja e xhamave. Ne do të jemi partneri juaj për t’ju ndihmuar dhe mbështetur me paketa produktesh dhe shërbimesh sigurimi të cilat janë gjithëpërfshirëse duke ju ofruar atë që funksionon më mirë për ju:
- Sigurimi i shtëpisë – Paketa Standad – Mbulimi kundër zjarrit, rrufeve dhe eksplozioneve;
- Sigurimi i shtëpisë – Paketa Silver – Mbulimi kundër zjarrit, rrufeve, tërmeteve dhe eksplozioneve;
- Sigurimi i shtëpisë – Paketa Gold – Mbulimi kundër zjarrit, rrufeve, tërmeteve, shpërthimeve, rrjedhje tubacionesh dhe xhyerje xhamash.
Zgjidh dhe BLI ONLINE paketën STANDARD të sigurimit të shtëpisë që ju përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/PR/Prona.aspx
OSE,
Zgjidh dhe BLI ONLINE paketën SILVER të sigurimit të shtëpisë që ju përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/PR/Prona.aspx
OSE,
Zgjidh dhe BLI ONLINE paketën GOLD të sigurimit të shtëpisë që ju përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/PR/Prona.aspx
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.