Për pinguin apo për deve?
Sot termostatët SMART mund të kontrollohen direkt nëpërmjet aplikacioneve nga celulari juaj. Kjo ju lejon që të përshtasni dhe t’a rregulloni temperaturën deri në detaje sipas preferencave tuaja. Dhoma juaj e gjumit duhet të fillojë të ngrohet përpara se ju të shtriheni për të fjetur dhe që duhet ftohur pak përpara gjumit? Ndërkohë, dhoma e ndenjes në shtëpinë tuaj përpara se ju të ktheheni në shtëpi pas pune duhet të jetë 22 gradë e ngrohtë. Në të njëjtën kohë, personi me të cilin ju ndani dhomën dhe që nuk ka edhe aq ftohtë dëshiron që temperatura të jetë pak më e ulët? Ky lloj individualizimi është ajo shprehja që qëndron pas termostatëve SMART.
Është mirë të dini se: Në varësi të përkufizimit, termostati i parë SMART u lançua për herë të parë nga kompania amerikane ‘Nest’ në vitin 2011, ose nga kompania kanadeze ‘ecobee’ në vitin 2007.
Termostatët SMART: Çfarë ka të re? Në mënyrë të ngjashme si termostatët tradicional, variantet SMART të tyre përdorin gjithashtu sensorë të cilët në mënyrë të vazhdueshme masin dhe kontrollojnë temperaturën e dhomës(ave) sipas preferencave tuaja. A është e vetmja gjë SMART tek këta termostatë SMART dhe mundësia për t’i kontrolluar ata nëpërmjet celularit? Jo edhe aq:
- Aftësia për të mësuar: Termostatët “memorizojnë” sjelljen tuaj lidhur me ngrohjen duke u përshtatur automatikisht me këto sjellje. Kështu që, me këto termostatë nuk do t’ju duhet që të lëvizni asnjë gisht, vëtëm nëse ju teket që të bëni eksperimente me temperaturën.
- Kontrolli nëpërmjet asistentit zanonr: Me ndihmën e Alexa, Siri dhe të Co., ju mund t’a ndizni termostatin edhe nëse rregullatori dhe celulari juaj janë jashtë zonës së mbulimit. Ja ku e këparcyem edhe një pengesë tjetër për një mbremje të ngrohtë mbi divan.
- …disa prej tyre mund të shkojnë edhe më tej dhe të veprojnë si artopalant ose madje edhe të vini muzikë në to.
- Perimetri virtual: Pajisja gjurmon automatikisht çastin kur ju jeni duke iu afruar ose hyr në apartament dhe fillon programin e ngrohjes së shtëpisë.
- Kontaktet me dyert dhe dritaret: Lidhur me vendet e përshtatshme, konsiderojeni këtë mundësi kur të jeni në ajër. Më pas, termostatët SMART rregullojnë automatikisht temperaturën e ngrohjes për të kursyer energji. Për ‘harraqet’ kjo mund të bëjë një dallim të madh edhe për faturën tuaj të energjisë!
- Antingrirje: Disa pajisje kanë një program për mbrojtjen nga ngrica duke i mbrojtur këto termostatë SMART nga kalçifikimin nga temperaturat e ulta.
Ngrohje SMART, kursim SMART?
Veçanërisht nëse keni rutina ditore të çrregullta, një termostat SMART do të ishte shumë i dobishëm krahasuar me termostatët e programueshëm tradicional. Por sa shumë ia vlejnë ato? Prodhuesit e tyre reklamojnë një potencial kursimi prej rreth 30%, por në realitet kjo varet nga një sërë faktorë. Për shembull, nëse ju e keni përdorur ngrohjen me efiçiencë më parë, kursimet tuaja do të jenë më të ulta sepse sjellja juaj tashmë është e kujdesshme për të shpenzuar më pak dhe për të kursyer më shpejt. Ose nëse në përgjithësi keni tendencën që ta ngrohni ambientin shumë, ka më pak vend për fitime lidhur me efiçiencën e përdorimit të tyre. Për më tepër, një studim i pavaraur ka arritur në përfudimin se, termostatët SMART çojnë në një kursim mestatar energjie prej 12.5% për ngrohjen krahasur me 5% për termostatët e programueshëm. Burimi kryesor i kursimeve është reduktimi i “gabimit njerëzor” në gradimin e ngrohjes.
A e dinit se?: Kursimet e kosotove nuk janë gjithmonë të paraprogramueshëm. Një analizë nga revista teknike “c’t” arriti në konkulzionin se, disa pajisje nuk e njohin mirë përdoruesin nëse ata janë në shtëpi apo jo. Kështu që, përpara se të blini një produkt të tillë është më mirë që të kontrolloni edhe vlerësimet/komentet e njerëzve që i kanë blerë ato përpara jush.
Gjithmonë i njëjti problem, ai kibernetik
Efiçiencë më e lartë, më shumë rehati, asnjë ndjesi të keqe, sepse keni harruar ngrohjen ndezur përpara ajrimit. Tingëllon si një ‘alamet’ marrëveshje. Por ku qëndron hileja? Së pari, ju duhet të jeni në gjendje që të përballoni një termostat SMART. Pengesat këtu nuk janë edhe aq të larta, sepse produktet që hyjnë për herë të parë në treg janë më pak të kushtueshme. Jo çdo model ka të gjitha funskionet. Bazikisht, modelet më të shtrenjta kanë më shumë opsione të reja. Por pastaj kemi edhe çështjen e sigurisë kibernetike. Një termostat SMART është i lidhur me internetin, përndryshe kontrollimi i perimetrit virtual nëpërmjet një aplikacioni në celularin tuaj nuk do të ishte i mundur në të njëtën mënyrë. Për hakerat, ngrohësi juaj mund të shërbejë si një portë për të hyrë në WiFi-n tuaj privat. Nëse jeni shumë të ndjeshëm lidhur me dixhitalizimin në shtëpinë tuaj ose tashmë ju jeni duke i kushtuar kujdes termostatit tuaj të programueshëm, një variant SMART mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për ju. Përndryshe, me termostatët SMART, shumë shpejt ju do të jeni në gjendje që t’a përshtasni temperaturën e shtëpisë suaj për pinguinët dhe/ose për devetë.?
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
We also recommend ...
Life
Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.
More
Life
Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.
More
Life
Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.
More