MOS SIGURIMI I PRONËS – BANORËT NË QAFZEZ ENDE NË ÇADRA
Kur po bëhen thuajse dy muaj nga tërmeti që u shkatërroi shtëpitë, banorët e fshatit Qafzez vijojnë të qëndrojnë në çadrat e ngritura pranë banesave të rrënuara.
Të gjendur në këto kushte një ditë më parë ata protestuan para Bashkisë së Kolonjës duke kërkuar ndihmë nga pushteti lokal për rindërtimin e tyre menjëherë.
Më shqetësuese është situata në të cilën ndodhen fëmijët dhe të sëmurët, të cilët në këtë të nxehtë qëndrojnë në cadër.
“Nuk jetoj dot atje, në çadër. E kam djalin me dializë të sëmurë. Unë dua që të fillojnë tani punimet se jemi përjashta”.
“Kam dy fëmijë të vegjël dhe një plakë të sëmurë. Dy fëmijët i kam në Korçë dhe kam një plakë me tension, me zemër, me plevit dhe sklerozë” – thanë disa qytetarë.
Më shumë i friksohen ardhjes së dimrit që do ti gjej pa shtëpi.
“Dimri po vjen. Ku mund të venë këta me fëmijë të vegjël. Ku mund të flenë, kush mund të na japë një përgjigje? Nëse fshati nuk do marrë përgjigje sot do të mblidhemi dhe do të bllokojmë rrugën kryesore”- tha një banor.
Qytetarët e prekur nga tërmeti ankohen edhe për mënyrën e proçesit të vlerësimit të dëmeve, cili sipas tyre është selektiv.
Kjo histori nuk është aspak e re!
Në fakt këto janë pasojat e post tërmeteve, post zjarreve apo post incidenteve të ndryshme, në rastet kur nuk është kryer sigurimi i duhur.
Në rastin konkret, mos sigurimi i banesave nga ana e banorëve bën që ata të kenë shpresë të vetme ndihmën nga qeveria.
Po ashtu janë të detyruar të presin kur t’u vijë radha e ndërhyrjes për rindërtimin e banesës së tyre, pasi sipas planit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikes, rindërtimi i banesave bëhët në fillim për familjet të cilët kanë nevojën më urgjente dhe më pas do të shtrihet edhe për shtëpitë e tjera.
PËRSE ËSHTË I DOMOSDOSHËM SIGURIMI I PRONËS?
- Jep zgjidhje në kohë më të shpejtë të problemit, pra kompanitë e sigurimit menjëherë pas ndodhjes së tërmetit (në rastin konkret) nisin grupet e verifikimit në terren dhe nisin nga puna për rindërtimin e shtëpive.
- Trajtohen në mënyrë të barabartë të gjithë.
- Procedurat e veprimit ndodhin në një kohë më të shkurtër se sa procedurat që duhet të ndjekë qeveria në këto raste për të aprovuar fonde.
- Me një sigurim banese me afro 50 euro në vit, nuk është nevoja të protestosh rrugëve për të kërkuar një shërbim që mund ta marrësh direkt tek kompania private kundrejt kësaj pagese modeste.
Kujtojmë që lëkundjet sizmike që përfshinë qarkun e Korçës shkaktuan dëme të mëdha në fshatrat Floq, Qafzez dhe Vidohovë ku në total numri shtëpive të shkatërruara ishte afro 140.
Edhe vetë Kryeministri Rama para disa kohësh teksa foli për pasojat e tërmetit në Floq e pranoi se në gjithë botën kështu funksionon, që cdo qytetar paguan për të siguruar pronën e tij.
“Por njërëzve u duket sikur po u thua paguaj prap një taksë tjetër, mirëpo gjithë bota ashtu e ka: sigurohu dhe hajt mirupafshim! Në Florida për shembull që janë ato uraganët e tmerrshëm, praktikisht ata nuk kanë probleme, në momentin që ikin nga shtëpia, ua merr shtëpinë uragani dhe ata marrin dëmshpërblim nga sigurimet. Faktikisht aty shteti nuk paguan asgjë përvec infrastrukturës.Pra nuk jep dëmshpërblime për njerëzit sepse janë të siguruar. Pra paguajnë nga pak çdo herë por ju del shumë kur ju ndodh dicka.”- tha Rama.
Edhe pse në rritje, fatkeqësisht kultura e sigurimit vullnetar të pronës vazhdon të jetë në nivele mjaft të ulëta.
Sipas të dhënave të publikuara nga AMF: “Gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë lidhur 10459 kontrata për sigurimin e pronës, të cilat janë kryesisht për apartamente banimi. Treguesit statistikorë për tremujorin e parë të vitit 2019 japin një rritje prej 6.88% të numrit të kontratave të lidhura në periudhën Janar – Mars 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare”. / P.Shehu
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.