Cilat janë tendencat më të fundit që po diskutohen?
A keni dëgjuar për shërbimet e ndarjes së makinës, të udhëtimeve, të biçikletave dhe të ‘scooter-ave’?
Ndarja e makinës
Të ndash makinën do të thotë që të merrni hua një makinë të huaj për një periudhë të shkurtër kohore. Për të bërë këtë, sot në botë janë prezantuar aplikacione të reja të cilat mundësojnë shërbimin e transportit me automjetet më afër vendndodhjes suaj direkt nga smartfoni juaj. Për të pasur akses në automjet përdoret gjithashtu aplikacioni. Në fund, automjeti paguhet vetëm për atë distancë që është përdorur.
Ndarja e udhëtimit
Dallimi i vogël është që të ndani udhëtimin tuaj në një makinë më dikë tjetër. Që do të thotë, hyn në një aplikacion, gjurmon makinën live, bën pagesën nëpërmjet aplikacionit, plotëson një vlerësim të shkurtër për shërbimin dhe kaq.
Ndarja e biçikletës
Ndarja e biçikletës është shumë e ngjashme me ndarjen e makinës, me përjashtim që në vend të marrjes me qira të një “makine”, do të shkruani një “biçikletë”. Nuk ka asnjë dallim nga marrja klasike me qira e biçikletave, me përjashtim të faktit që tani këto shërbime punojnë më mirë me teknologjinë nëpërmjet aplikacioneve të disponueshme se sa të shkosh në dyqan. Duke përdorur aplikacionin, bëhet shkyçja e biçikletës, që përdoret për atë periudhë të dëshiruar të kohës që ju keni paguar.
‘E-Scooter’
Për ‘e-scooter-at’, është i njëjti shërbim si me ndarjen e biçikletës, pra do të zëvendësoni nga ndarja e “biçikletës” do të shënoni “e-scooter-it”. Ato mbidhen natën nga ofruesi i këtij shërbimi.
Mirë apo keq për trafikun dhe për klimën?
Nga njëra anë, mundësia e përdorimit të mjeteve të ndryshme të lëvizshmërisë është e dobishme për shumë njerëz sepse lejojnë një lëvizje të shpejtë, të rehatshme dhe më të lirë nëpër qytet. Këto koncepte janë të mira për klimën. Nëse biçikletat dhe ‘scooter-at’ i largojnë njerëzit nga makinat, atëherë ato janë një sukses. Dhe sa më shumë që njerëzit do të mund të ndajnë automjetet e tyre, apo madje edhe të mos i përdorin ato fare, do të jetë më mirë për trafikun në qytet, për mjedisin, si edhe për ta bërë udhëtimin urban më efiçient.