Komuniteti global është i mirënjohur me efektet dëmtuese të emetimit të gazrave të efektit serë në atmosferë për mbi 50 vite.
Por, pavarësisht paralajmërimeve të qarta afatgjata dhe pavarësisht përpjekjeve kombëtare dhe ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje për adresimin për atë që tani njihet si ndryshimet klimaterike, lajmet mbi atmosferën e planetit tonë vazhdojnë të përkeqësohen.
Një raport i fundit referues nga Paneli Ndërkombëtar mbi Ndryshimet Klimaterike të Kombeve të Bashkuara paraqet një pamje edhe më të llahtarshme mbi pasojat e menjëhershme të ndryshimeve klimaterike nga sa është menduar më parë.
Raporti deklaron gjithashtu se shmangia e dëmeve rezultuese ndaj mjedisit tonë kërkon transformimin e ekonomisë botërore në një shpejtësi dhe shkallë të paprecedentë në historinë tonë.
Raporti deklaron se emisionet e efekteve të gazit serë vazhdojnë në shkallën aktuale, atmosfera do të ngrohet me 1.5 gradë celcius mbi nivelet paraindustriale deri në vitin 2040, që do të sjellë përmbytjen e vijave bregdetare dhe thellimin e thatësirave dhe të varfërisë.
Që nga kriza financiare globale e vitit 2008, interesi publik për tematikën e ngrohjes globale është luhatur, por edhe nëse publiku i përgjithshëm është gjerësisht i painteresuar për ndikimet afatgjata të ndryshimeve klimaterike, ky interes do të ndryshojë teksa ngrohja globale do të shkaktojë ngjarje më ekstreme moti në të gjithë botën.
Ndërmjet viteve 1980 dhe 2004, numri i ngjarjeve ekstreme të motit në vit është dyfishuar dhe kjo tendencë do të dyfishohet sërish deri në vitin 2040. Ndryshimet klimaterike janë duke u kthyer në një ngjarje të kohëve reale.
Zjarre në pyje në Kaliforni, supertornadot në Filipine, lumenj të përmbytur në Kinë, valë nxehtësie në Indi, stuhi mega-shkatërruese në Karaibe dhe thatësi në Cape Town dhe në Australi janë që të gjitha shembuj të ngjarjeve të fundit ektreme të motit që kanë rritur mundësinë e ndodhje dhe më shpesh për shkak të ndryshimeve klimaterike. Zonat gjeografike që më parë nuk kanë pasur stuhi, uraganë dhe ciklone tani janë duke u përgatitur për kushte moti të tilla përfshirë edhe me super stuhi.
Simptoma kryesore e një atmosfere të mbinxehur nuk është moti më i ngrohtë, por ngjarje ekstreme dhe më të shpeshta të motit.
Qoftë apo jo nëse publiku votues do të fillojë që tani t’i kërkojë liderëve të tyre politikë për të miratuar politika që kufizojnë emisionet e gazeve të efektit serë që shkaktojnë ngrohjen globale është e paqartë.
Në disa pjesë të botës, mbrojtja mjedisore tashmë është një prioritet i larë për votuesit. Në Bashkimin Evropian, shumë qeveri përfshijnë politikanë të votuar specifikisht në pushtet për shkak të politikave të tyre në luftën kundër ndryshimeve klimaterike dhe mbrojtjen e mjedisit. Dhe Kina, e cila ka qenë deri kohët e fundit emetuesja më e këqe e gazrave të efektit serë, kohët e fundit ka filluar një program agresiv për reduktimin e emisioneve të këtyre gazrave dhe për redukimin e ndotjes së ajrit.
Një bllok vendesh të cilët janë kolektivisht përgjegjës për emitimin e 80 përqind të emisioneve të gazrave të efektit serë kanë nënshkruar tashmë Marrëveshjen e Parisit për Klimën në vitin 2015. Këto përfshijnë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy emetueset më të mëdha të ndryshimeve klimaterike. Deri atëherë, SH.B.A-të janë shprehur se do të tërhiqen nga kjo marrëveshje.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.