TEKNOLOGJIA DHE INOVACIONI NË SEKTORIN E SIGURIMEVE
Inovacioni nëpërmjet teknologjive të reja është një shtysë thelbësore ndryshimi në sektorin financiar, në përgjithshësi, dhe në sektorin e sigurimeve, në veçanti. Këto risi kanë çuar në fitime më efiçiente ndonëse fillimisht këto ndryshime shoqërohen me pasiguri dhe dyshime. Si i tillë, sektori i sigurimeve nuk përbën asnjë përjashtim nga zhvillime të tilla të cilat paraqesin mundëri përdorimi të metodave të reja të ofrimit të shërbimeve e të produkteve, si edhe të mundësive që ato paraqesin për mbledhjen e një sasie të madhe të dhënash dhe në zbulimin e mashtrimeve në deklarimet e dëmeve. Të gjitha këto ndihmojë dhe mbështesin procesin e identifikimit me efektiv të rrezikut dhe aplikimit të masave zbutëse të cilat tani referohen nën çadrën e togfjalëshit “Teknologjia Siguruese”. Ajo lidhet drejtëpërdrejtë me përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve të industrisë në tërësi.
Në përgjithësi, zhvillimet e reja teknologike dhe inovacionet konsiderohen si zhvillime pozitive për shkak të efektshmërisë së metodave, efiçiencës së burimeve, kostove më të ulëta dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorëve. Për shembull, prezantimi i pikave të automatizuara të tërheqjes së parave kesh (ATM-të) që synonin aksesin e menjëhershëm në tërheqjen e parave kesh fizikisht jashtë orareve zyrater të punës së insitucioneve bankare, kanë rezultuar automatikisht në uljen e kostove për bankat. Avancimet e reja dhe përmirësimet e rrjeteve të komunikimit dhe të kapaciteteve përpunuese gjithashtu kanë çuar shërbime më të shpejta pagesazh. Tani dëmet në sigurime mund të përpunohen nëpërmjet platformave online vetëm me një klikim nga çdo vendndodhje në varësi të rasteve specifike. Për më tepër, faqet e ndryshme në internet të shoqërive konkurruese në sektorin e sigurimeve i lejojnë konsumatorëve që të krahasojnë dhe peshojnë më mirë produktet dhe vendimet e tyre mbi shërbimet dhe produktet e ndryshme të sigurimit që ata kanë nevojë ta blejnë.
Duke qenë se, sot, shumë prej shërbimeve financiare tashmë janë mbi produkte të paprekshme teknologjitë dhe inovacionet e reja kanë ulur kostot e transaksioneve duke përshpejtuar paralelisht procesin e shpërndarjes së shërbimeve. Këtu vlen të theksojmë se, në një farë mase këto, në fakt, kanë ndodhur disa herë përgjatë historisë së financës, por vorbulla e fundit e lidhjeve me internet 24/7, disponueshmëria e kompjuterave në shtëpi dhe të ‘smartphones’, si edhe zhvillimi i aplikacioneve të ndryshme kanë çuar në mundësitë e shumta të uljes apo heqjes së shumë barrierave për të çarë në tregun e industrisë së sigurimit duke shtruar kështu rrugën për një konkurrencë më të madhe në operacionet e industrisë financiare në tërësi.
Inovacioni dhe teknologjitë e reja kanë potencialin për të ndikuar mbi vlerën e ‘françizës’ së kompanive të sigurimit. Policat që ofrojnë një mbulim të posaçëm dhe një proces të thjeshtëzuar të dëmshpërbliemeve në rast dëmesh mund të përmirësojnë më tej edhe mbulimin për ato segmente të shoqërisë të cilët deri tani nuk kanë patur akses në mbrojtjen financiare. Mënyrat se si do t’i përgjigjet sektori i sigurimeve inovacioneve dhe zhvillimeve teknologjike me impakt në ekonomi në mënyrë kapilare në të gjithë shoqërinë për të ofruar procese përpunuese dhe sigurime që i integrojnë këto zhvillime në një ‘trup të vetëm’ paraqesin një zhvillim të rëndësishëm për tu konsideruar. Por këto zhvillime do të ngrenë më tej pyetje më të gjera mbi se si do ti përgjigjen siguruesit rreziqeve të reja që nuk bëjnë pjesë në asnjë kategori tradicionale dhe aktivitet ekonomik individësh ose biznesesh.
Teknologjia siguruese ka tërhequr sipërmarrje të mëdha investimesh kapitale dhe tendenca e financimeve tani po tregon se shumë “start-up-e” po konsiderohen nga investitorët si të dobishme dhe fitimprurëse nga pikëpamja tregtare. Vet siguruesit janë duke investuar strategjikisht në ‘start-up-e’ të tilla duke u lejuar atyre që të kenë fjalën e tyre në këto zhvillime potenciale.
Duke qenë se, marrja në sigurim mbështetet gjerësisht mbi analizën e historikut të të dhënave që duhen analizuar dhe peshuar përgjatë procesit të vlerësimit të rreziqeve të të siguruarit, në pamje të parë sigurimi duket veçanërisht i përshtatshëm për analizimin e “të dhënave të mëdha”. Debati i të dhënave të mëdha, pra një disponueshmëri e lartë sasiore e tyre që janë sot në dispozicion të siguruesve është një nga debatet kryesore në sektorin e sigurimeve.
Fusha të tjera me interes specifik diskutimesh përfshijnë formulimin e politikave, kuadrove ligjorë dhe rregullatorë që duhet të ngrihen dhe zbatohen për të garantuar qartësi maksimale dhe transparencë nga përdorimi i teknologjive dhe impaktin e tyre mbi zgjedhjet e pavarura dhe të drejtat e të siguruarit. Siguruesit duhet t’i garantojnë të siguruarve një trajtim të të drejtë, të ndershëm dhe mbrojtjen e nevojshme në rastet specifike të implikimeve teknologjike dhe inovacioneve teksa avancojmë përpara. Të gjitha këto zhvillime synojnë përmirësimin e përvojës së klientëve, rrijen e cilësisë së shërbimeve dhe ujen e kostove të komisioneve dhe/ose pagesave të produkteve.
Duke qenë se tregjet në zhvillim kanë një rrjet shpërndarjeje në zbatim më pak të zhvilluar siguruesish, zhvillimet e reja teknologjike dhe inovacioni do të kenë impaktin më të madh. Për më tepër, qofshin të zhvilluara apo në zhvillim, monitorimi i vazhdueshëm dhe i përshtatshëm rregullator duhet të kryhet për të garantuar qetësinë dhe mirëqenien e të siguruarve. Gjithashtu të një rëndësie të veçantë janë edhe çështjet e lidhura me privacinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale që do të rrjedhin si pasojë e aplikimit të ‘Teknologjisë Siguruese’ dhe të të gjithë komponentëve të tjerë shoqërues dixhital.
Dy fjalë shkurt mbi financimet aktuale në fushën e ‘Teknologjisë Siguruese’
Financimi i teknologjive dhe inovacioneve të reja në sektorin e sigurimeve impaktohen direkt nga potenciali dhe madhësia e kapitalit të sipërmarrjeve në treg. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ‘Teknologjia Siguruese’ vazhdojnë të përfitojnë duke qenë se atje ekziston një treg konkurrues mjaft i pasur që investon kapital në financimin e sipërmarrjeve të reja të njohura si ‘start-up-e’. Nga ana tjetër, disa tregje nuk kanë as një kapital dhe as një kulturë të tillë financimi, kështu që, përqasja e rritjes së kapitalit do të jetë i ndryshëm. Në këto tregje më pak të zhvilluara ato që marrin një peshë të jashtëzakonshme është aksesi në burimet publike. Në këto raste, burimet publike të financimit marrin një rëndësi më të madhe. Për shembull, ‘start-up-et’ franceze marrin financime nga një sërë burimesh publike.
Dy fjalë shkurt mbi teknologjinë dhe aplikacionet celulare (apps)
Efektet e rritjes së telefonisë celulare dhe të zhvillimit të aplikacioneve për këto paisje (“apps”) i ka lejuar shumë kompani që tashmë të arrijnë një audiencë shumë më të gjerë sesa ka qenë ndonjëherë e mundur më parë. Teknologjia celulare tani është një vlerë e shtuar për siguruesit, të siguruarit dhe ‘Teknologjinë Siguruese’ në varësi të gjeneratës së rrjeteve celulare të disponueshme dhe llojeve të ‘smartphones’ në përdorim. Aksesi në këto ‘smartphones’ dhe në internet mundësojnë ato platforma inovacionesh dhe teknologjie që mbështeten në përdorimin e ‘apps-eve’.
Dy fjalë shkurt mbi Inteligjencën artificiale, algoritmet dhe këshilltarët robotik
Inteligjenca artificiale është inteligjencë që ekspozohet nga makineritë. Një makineri konsiderohet “inteligjente” kur merr në konsideratë mjedisin rrethus të tij dhe që ndërmerr veprime konkrete për të maksimizuar mundësinë e arritjes së një qëllimi të dhënë. Kjo inteligjencë artificiale tashmë është gjerësisht e përdorur nga programe të ndryshme kompjuterike të cilat kryejnë funksione konjitive të tilla si ato të lidhura me të mësuarit dhe zgjidhjen e problemeve. Kërkimet mbi inteligjencën artificiale po kryhen paralelisht në shumë fusha duke përfshirë arsyetimin, dijen, planifikimin, të mësuarit, përpunimin e natyrshëm të gjuhëve, perceptimin dhe lëvizjen apo manipulimin e objekteve.
Algoritmat janë pjesë e inteligjencës artificiale ku ka një set hapash që një program kompjuterik të kryejë një detyrë të dhënë sipas disa kushteve të caktuara. Algoritmat e mirënjohur përfshijnë sistemet e lundrimit të rrugëve apo loja me shah në kompjuter. Në sektorin financiar, tregtimi algoritmik si tregtia me frekunecë të lartë tashmë është gjerësisht i përhapur me udhëzime tregtimi të para-programuara për të ekzekutuar urdhra tregtie me volum të madh. Këto algoritma ndjekin një set udhëzimesh të kushtëzuara për të ekzekutuar urdhra tregtare në një shpejtësi dhe frekuecë që do të ishte i pamundur për një qënie njerëzore.
Këshilltarët robotikë ose paisjet e automatizuara po bëhen dominuese veçanërisht për investimet online dhe në platformat e kursimeve. Ai mund të mbulojë një spektër të gjerë shërbimesh, por në thelb mbetet një model këshillimi i autormatizuar online që ka aftësinë për të ofruar këshillim efiçiente. Në sektorin e sigurimeve, këshilltarët robotikë janë zhvilluar për menaxhimin e investimeve dhe tani po përdoren gjithnjë edhe më shumë për kuotat dhe ofertat e llogaritura përmes algoritmeve. Në vend të këshillimit të kombinuar ‘ballë për ballë’, këshilltarët robotikë mund të ofrojnë udhëheqje të automatizuar dhe ekzekutim të vendimeve të ndryshme financiare. Këshillimi i automatizuar është gjithashtu një vlerë e shtuar në asistencën që ai i ofron atyre “çerdheve” të popullsisë të cilat nuk kanë akses në këshillim financiar dhe në marrjen e kostove më efiçiente.
A keni dëgjuar për “Kontratat ‘smart’”?
“Kontratat ‘smart’” janë ato kontrata që janë të afta të vetekzekutohen. Ato shkruhen si kode programatike të cilat mund të kryhen nga një kompjuter ose një rrjet kompjuterash dhe jo në gjuhën tradicionale ligjore të një kontrate të printuar. Ky kod përckaton rregulla strikte dhe pasojat në të njëjtën mënyrë si në rastin e kontratave në letër, por në varian ‘soft’ dhe ‘me inteligjencë’. Këto kontrata ‘smart’ i japin mundësinë njerëzve që të bëjnë tregti dhe biznes me njerëz të panjohur, zakonisht duke përdorur internetin pa pasur nevojën për t’iu drejtuar një faqeje të autorizuar të madhe e të centralizuar duke eleminuar në të njëjtën kohë burokracinë në letra dhe atë humane, pa kosto, dhe pa procedura të panevojshme ndërmjetësimi. Ndërsa flasim, siguruesit e tregjeve më të avancuara të sigurimit janë duke ofruar struktura financimi të cilat do t’i mundësojnë atyre akses të menjëhershëm mbi zhvillimet më të fundit të këtyre teknologjive dhe inovacioneve që janë të reja, të ‘freskëta’ dhe të suksesshme. Të gjitha këto instrumente mbështesin operacionet ekzistuese të shoqërive të sigurimit dhe risigurimit si edhe në përmirësimin cilësisë më të lartë të shërbimeve, në përgjithësi, dhe të përvojës së konsumatorëve të tyre, në veçanti.
A keni dëgjuar për ‘Internetin e Gjërave’ (Internet of things ‘IoT’)
‘Interneti i Gjërave’, paisjet në dorë të përdoruesve dhe aplikacionet që të gjitha janë duke kontribuar në mundësitë potenciale që ofron teknologjia në mbledhjen e një volumi të madh të dhënash nga individët dhe bizneset.
Mediat sociale si edhe paisje të ndryshme i lejojnë operatorëve të këtyre paisjeve që të mbledhin të dhëna personale të aktiviteteve të këtyre paisjeve si edhe të dhëna të lidhura më shëndetin. Ndonëse tradicionalisht sigurimi është varur nga të dhënat sasiore për vlerësimin dhe marrjen e vendimeve të bazuara në evidenca dhe kronologji historike lidhur ne vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve, këtu analiza e të dhënave shkon përtej këtyre kufinjve tradicionalë.
Për shembull, sigurimi personal i makinës në të shkuarën varej nga burimet e brendshme të të dhënave të tilla si historiku i humbjeve të konsumatorëve. Megjithatë, siguruesit e automjeteve kanë filluar të përfshijnë pikëzimin e krediteve mbi sjelljen e konsumatorëve për të ‘ushqyer’ me të dhëna analizat e tyre bazuar në të dhëna empirike. Për shembull, mbi këto të dhëna është vlerësuar se njerëzit që i paguajnë faturat e tyre në kohë gjithashtu e ngasin makinën e tyre me më shumë kujdes.
Një zhvillim tjetër që po ndodh tani po ashtu është edhe se disa sigurues dhe risigurues janë duke u angazhuar në mbledhjen e të dhënave të tilla duke e blerë këtë shërbim nga entitetet e agregimit të të dhënave. Sigurimi varet nga vlerësimi aktuar i rrezikut, duke pasur më shumë të dhëna relevante për të asistuar procesin e analizës. Hapja dhe vënia në dispozicion e atyre të dhënave që më parë kanë qenë të padisponueshme dhe/ose të paaksesueshme nga sektori publik kanë zgjeruar shumë burimet potenciale të përdorimit efektiv dhe efiçient të të dhënave nga palët e reta. Për shembull, qeveritë e Shtetve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar dhe ato në Bashkimin Evropian kohët e fundit kanë lançuar faqe interneti “me të dhëna të hapura”, sasi të dhënash statistikore që disponohen nga këto qeveri, duke përfshirë shëndetësinë, arsimin, sigurinë në punë, energjinë elektrike etj.
A keni dëgjuar për ‘telematikën’?
Telematika dhe sigurimet janë një tjetër rrugë ku analizat e të dhënave po përdoren për të monitoruar sjelljen e të siguruarve, zvogëlimin e rreziqeve në avancë si edhe për uljen e çmimit të primit(eve) aty ku është e mundshme. Të dhënat e lidhura me sigurimet motorrike kanë akumuluar një bollëk të dhënash duke qenë se për siguruesit kjo është një nga linjat më të mëdha në shumicën e vendeve. Sigurimi telemati është një paisje që futet në motorin e automjetit dhe që mundëson gjurmimin e sjelljes së ngarjes së makinës. Për shembull, Shoqata Italiane e Sigurimeve ka vlerësuar se ‘kutitë e zeza’ janë instaluar në më shumë se 2 milion makina në Itali për të mbështetur pikërisht “sigurimin telematik të makinës” ose ‘Sigurim Bazuar në Përdorim’. Këto paisje gjurmojnë shpejtësinë, frenimin, rritjen e shpejtësisë, marrjen e kthesave etj., nëpërmjet teknologjive satelite. Të dhënat transmetohen tek siguruesi nëpërmjet sistemit GPS që i mundëson siguruesit që të vlerësojnë mundësinë nëse do të ketë dëme apo jo. Për shembull, programe të tilla paraqesin përfitim për shoferët e rinj të cilët nuk kanë një sistem gjurmimi të dhënash për të ndikuar në primet e tyre, për shembull. Ndonëse nuk ka asnjë kërkim që tregon qartësisht lidhjen ndërmjet telematikës dhe nivelit të aksidenteve, të dhënat anektodike sugjerojnë se, zgjidhjet telematike mund të reduktojnë përplasjet deri në 20%, kostot e operimit deri në 10%, dhe konsumimin e karburantit ndërmjet 8%-11% (sipas Zurich Fleet Intelligence, 2016). Pritet që numri i konsumatorëve në sigurimet telematike të arrijë deri në 142 milion konsumatoër në rang global deri në vitin 2023.
Referenca e burimit të të dhënave:
“Teknologjia dhe inovacioni në sektorin e sigurimeve”, OECD, 2017.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.