Pandemia ka lënë gjurmët e saj kudo. Kjo vlen gjithashtu edhe për sjelljen dhe përvojën tonë.
Gjatë pandemisë, ne pamë se si ne nuk kishim përvojën e duhur për të përballuar situata të tilla kaq stresuese. Disa nga pasojat ishin rritja e çrregullimeve mendore të tilla si depresioni apo krizat e panikut, dhe mbi të gjitha, frikërat. Nëse ne kemi shumë pak dije rreth diçkaje, ne jemi shumë më pak kompetentë për të vepruar. Në kohë të vështira, kjo do të thotë se ne mund të biem në një mungesë shprese dhe mungesa e shpresës është e frikshme. Shpesh ky ishte gjithashtu rasti edhe për njerëzit të cilët zakonisht nuk kanë frikë. Edhe për ata që kanë tendencën që t’i zërë ankthi shpejt, frikërat ishin edhe më të forta gjatë pandemisë, dhe ata shpesh i janë përgjigjur kësaj situate me çrregullime gjumi. Për shkak të mungesës së gjumit, cilësia e rikuperimit u bë edhe më e ulët, qeniet njerëzore më të dobta, si edhe më të predispozuara ndaj frikërave dhe ankthit. Kështu, një kaskadë bëhet edhe më e dhunshme sa më gjatë që ajo të zgjasë.
Ndalni kaskadën e frikës
Megjithatë, ne mund të ndërmarrim disa hapa për ta ndërprerë atë. Një sjellje e rekomanduar, për të mos nxitur frikëra të tjera, është të ndalni grumbullimin e lajmeve të reja. Në shumicën e rasteve, ato ofrojnë vetëm më shumë nga e njëjtja gjë. Veçanërisht në kohët kur jeni të ndjeshëm dhe përpara gjumit, nuk është mirë që të merreni me tematika stresuese. Kjo për arsyen sepse lajmet e pakëndshme i amplifikojnë ndjenjat e pakëndshme – truri ynë nuk dallon se çfarë vjen nga një film apo realiteti. Është më mirë që të zgjidhni gjëra më të lehta dhe të shikoni gjëra të gëzueshme, filma romancë etj.
Një mënyrë tjetër e mirë për të reduktuar frikërat dhe tensionet është që të dilni dhe të lëvizni. Diçka e tillë ndikon jo vetëm në reduktimin e stresit, por është një faktor me pasoja përmirësuese të përgjithshme. Drita e diellit gjatë ditë nxit gjithashtu prodhimin e vitaminës D, e cila në këmbim përfshin çlirimin e hormoneve që na bëjnë të ndjehemi mirë. Meqë po flasim për hormonet, kufizimi i aftësisë për t’u takuar me njërëz të tjerë do të thotë gjithashtu që ne gjatë pandemisë duhej të hiqnim dorë nga prekja. Por janë saktësisht këto që janë të rëndësishme për çlirimin e oksitocinës – hormoni që na jep siguri.
Hapa të vegjël në vend të kapërcimeve të mëdha
Pak nga pak, kufizimet e imponuara me ligj tani janë tërhequr dhe jeta që ne kishim përpara pandemisë po bëhet e mundur sërish ngadalë. Por si ta motivoni vetveten që të vazhdoni mbështetjen e masave të parapërcaktuara dhe të tregoni durim kur dëshirimi për lirinë e vjetër është edhe më i madh? Motivimi funksionon nëpërmjet tundimit dhe joshjes dhe kurrë nëpërmjet seriozitetit dhe frikës. Nëse ne kërkojmë që të motivojmë dikë, ne duhet ta bëjmë shpërblimin të dukshëm dhe të prekshëm, por jo si një karrotë e madhe, por si shpërblime të vogla, pra si një seri karotash.
Në normalitet me kënaqësi
Një mënyrë tjetër për t’u kthyer emocionalisht në normalitet është nëpërmjet meditimit dhe shijimit. Në terma konkretë, kjo do të thotë jo vetëm që të shkosh tek kafeneja, por ta perceptosh dhe shijosh kafenenë me vetëdije me sa më shumë detaje që të jetë e mundur. Aroma e kafesë, shija e kekut, zhurma e bashkëbisedimeve rreth meje: gjithaçka që na është dashur të mos ta kemi për një vit. Sa më mirë që ne t’i perceptojmë këto detaje të vogal, aq më shumë faktorë motivues do të kem, sepse në çdo detaj ekziston një faktor motivues. Dhe diçka e tillë nuk vlen vetëm për kafen, por për gjithçka që ju bën të lumtur. Mund të jetë një aktivitet sportiv, dalja në natyrë etj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.