PËRSE ËSHTË MË MIRË QË TË KURSENI NË NJË PENSION PRIVAT SHTESË?
Në pamje të parë pensionet mund të duken diçka e komplikuar, por ideja e tyre bazë është e thjeshtë. Përvoja tregon se, në mënyrë që, ju të anëtarësoheni në një Skemë Pensioni Privat Shtesë, fillimisht do të ishte me vlerë që ju të kuptonit përfitimet nga kursimi në një skemë të tillë. Tashmë dihet se, Pensionet Shtetërore edhe pse mund të ofrojnë një minimum të ardhurash bazë, me standardet dhe kostot e jetesës së sotme ato janë të pamjaftueshme për të jetuar me dinjitet dhe të pavarur financiarisht në pleqëri.
Përse është e rëndësishme që të KURSENI TANI për DALJEN NË PENSION NESËR?
Sot, në të gjithë botën, miliona njerëz nuk janë duke kursyer mjaftueshëm për t’i ofruar atyre një standard jetese kur të dalin në pension. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë kategori, atëherë ju keni tre zgjedhje:
- Të dilni në pension më vonë;
- Të filloni të kurseni më shumë;
- Të ‘zbrisni me këmbë në tokë’ mbi pritshmëritë tuaja mbi se çfarë do të jeni në gjendje që të përballoni kur të dilni në pension.
Mos u varni tek Pensionet Shtetërore…
Edhe nëse ju do të përmbushni të gjitha kriteret për të përfituar një pension shtetëror në masën 100%, sot sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (www.issh.gov.al) masa e pensioneve mesatare urbane të pleqërisë është 15,527 lekë (të reja) në muaj, ndërsa masa mesatare e pensioneve rurale të pleqërisë është 8,808 lek (në muaj). Të ardhurat totale nga pensionet urbane të pleqërisë (duke përfshirë kompensimin për energjinë elektrike, për bukën dhe për të ardhurat minimale të pensionistëve) është 17,002 lekë (të reja), ndërsa pensioni rural i pleqërisë është 9,374 lekë (të reja).
A MJAFTON KJO SHUMË PËR TË PËRBALLUAR JETESËN MINIMALE SOT?
ME KËTO STANDARDE JETE?
PO NESËR A DO TË MJAFTOJË?
MENDO!!!
Cilat janë avantazhet e kursimit në një pension?
Në çastin që ju vendosni që të kurseni për pensionin tuaj, ju duhet të zgjodhni se çfarë duhet të bëni. Pensionet private shtesë kanë një sërë avantazhesh të rëndësishme, duke përfshirë edhe potencialin e investimit të tyre përgjatë viteve të karrierës tuaj për t’ju kthyer juve më pas mbrapsht në formë pensioni në një masë edhe më të madhe se ajo çka ju keni kontribuar ndër vite.
Si bazë, një pension privat shtesë është një plan kursimi afatgjatë ku ju jeni të çliruar nga pagimi i taksave.
Por çfarë do të thotë të jesh i çliruar nga taksat?
Të jesh i çliruar nga taksat ndërkohë qe je duke punuar dhe njëkohësisht duke kontribuar në një skemë pensioni privat shtesë do të thotë se, paratë tuaja të investuara në pension privat deri në masën e përcaktuar me ligj zbriten nga tatimi mbi të ardhurat dhe shkojnë për pensionin tuaj privat shtesë të pelqërisë.
A jeni të njohur me skemat e pensioneve private shtesë që ofrohen nga punëdhënësit tuaj? Për shembull, në sektorin privat?
Për t’i ndihmuar njerëzit që të kursejnë më shumë para për pensionin e tyre të pleqërisë, tani punëdhënësve u kërkohet që t’i anëtarësojnë punonjësit e tyre në skema pensioni të parashikuara nga vet punëdhënësit e tyre.
A jeni të njohur me regjistrimin automatik?
Nëse puna juaj ju ofron akses në një pension privat shtesë ku ata do të paguajnë kontribut pensioni për ju si punëdhënësit tuaj, në formë shpërblimi besnikërie ndaj kompanisë, atëherë vetëm nëse ju nuk keni me të vërtetë mundësi që të përballoni kontributin në këtë pension ose prioritetet tuaja janë të drejtuara në likuidimin e disa borxheve të pamenaxhueshme, të refuzosh një mundësi të tillë është njësoj si të refuzosh një rritje page.
Gjithsesi, në çdo rast, nëse punëdhënësi juaj do të kontribuojë në pensionin tuaj privat shtesë pavarësisht nëse ju do të kontribuoni apo jo, atëherë ju duhet të bashkoheni me këtë skemë pavarësisht rrethanave financiare në të cilat ndodheni në këtë moment të jetës tuaj sepse kjo është një mundësi që ju lejon të bëheni pjesë në të ardhmen .
Çfarë mund të bëjë një planifikim pensioni privat për mua?
Me një plan pensioni, ju do të kurseni për një pension privat suplementar për të mundësuar kështu ngushtimin e hendekut që mund të krijohet për arsye të ndryshme në pensionin tuaj në pleqëri. Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fppsigal.com.al/llogaritje-e-pensionit-te-programuar/
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.