Blog

TË GJELBRA DHE MODERNE: KËTO PAJISJE E BËJNË KOPSHTARINË MË TË LEHTË

Koha e leximit: 3 minuta

Dimri ka mbaruar! Dhe ne mund ta shikojmë këtë nga fakti që kopshtet kanë lulëzuar sërish. Si ta sillni kopshtin tuaj në teknologjinë e shekullit të 21-të?

Spërkatës të zgjuar uji

Sistemet inteligjente të vaditjes sigurohen që juve të mos t’ju duhet të mendoni për ujitjen. Ju mund të përdorni një aplikacion për të përcaktuar periudhat kohore të ujitjes, si edhe ndryshimin e tyre nga vendi ku keni shkuar me pushime. Sistemet veçanërisht të zgjuara përdorin një sensor për zbulimin e zonave të thata dhe për ujitjen automatike, ose që të zbrapset nëse fillon të bie shi. Kosto e këtyre pikave të zgjuara është rreth 100 euro e sipër.

Makinë kositëse robotike

Edhe një makinë kositëse mund t’ia dalë përsosmërisht mirë pa ju. Dergojini urdhra makinës suaj kositëse robotike nëpërmjet aplikacionit ose asistentit zanor. Sensorët e dinë se kur makina kositëse robotike duhet lejuar që të vazhdojë (Bar? Po. Mace? Jo). Dhe kur bie shi kjo makineri kositëse robotike kthet mbrapsht në strehëz. Ato mund të kushtojnë të paktën 400 euro dhe deri në dhjetë herë më shumë. Përveç madhësisë së kopshtit, pjerrëtësia gjithashtu luan një rol në përzgjedhje. Por ato nuk janë ende të afta që t’ju shërbejnë kokteje në kopësht.

Ndriçim i zgjuar i kopshtit

Një mbrëmje romantike në kopsht? Koha për të ulur ndriçimin e kopshtit. Me ndiçimin e zgjuar, ju mund të përdorni një aplikacion ose asistent zanor për të përshtatur dritën pa qenë nevoja që të lëvizni nga kolovarsja apo…

Skara e pjekjes

Të mos tallemi me veten: një nga arsyet e shumta të ekzistencës së kopshtit tuaj është që të keni mundësinë për të përdorur skarën në kopsht për pjekjen e mishit, peshkut ejt. Si mendoni për një robot që pastron dhe përgatit mishin apo peshkun në skarë për ju? Një robot për pastrimin e skarës pastron automatikisht gazin, skarat elektrike dhe ato me qymyrguri.

Si mendoni për një termometër të vogël skare?

Ky termometër do t’ju tregojë temperaturën e saktë të mishit, duke ju vërtetuar se ju kishit të drejtë që në fillim.

Serat inteligjente?

Serat inteligjente ju lejojnë që të mbillni dhe rrisni bimë në dhomën tuaj të ndjenjes. Ju do të përcaktoni se cilën bimë keni zgjedhur dhe pastaj pajisja e zgjuar do të përshtasë automatikisht ndriçimin LED dhe sistemin e vaditjes. Sensorët e ujitjes automatike, të lagështirës dhe të temperaturës sigurohen që bima juaj të lulëzojë. Me një sistem LED dhe audio, me ciklet ditë-natë, tingujt natyrorë, perëndimet dhe madje edhe me stuhitë e stimuluara, ju mund ta sillni kopshtin në dhomën tuaj të ndjenjes ose në ballkon. Të paktën sapo ky produkt të jetë gati, sepse zhvilluesit e saj janë ende duke punuar për suksesin e një pajisje të tillë.

Si mendoni për një kopsht vertikal?

Me një kopsht vertikal ju mund të rrisni deri në 15 bimë dhe barishte në të njëjtën kohë.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë