Lajme

‘Standard & Poor’s’ rikonfirmon vlerësimin “A” për UNIQA: Do të zgjerojë pozicionin e saj konkurrues në Austri dhe EQL

  • Vlerësimi “A” për “UNIQA Österreich Versicherungen AG” dhe kompaninë e risigurimeve “UNIQA Re AG”, secila me një perspektivë të qëndrueshme.
  • S&P: Profili i rrezikut financiar i UNIQA është përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme – përmirësimi në “shumë i fortë”.
  • Sipas S&P, UNIQA do të “ruajë dhe zgjerojë pozicionin e saj të fortë konkurrues në tregjet e saj në Austri dhe Evropën Qëndrore e Lindore”.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Standard & Poor’s (S&P)”, rivlerëson edhe një herë grupin e sigurimeve “UNIQA” me “A”, vlerësimi maksimal.

“Ruajtje dhe zgjerim i pozicionit të fortë dhe konkurrues”

Ekspertët e agjencisë së vlerësimit mendojnë se, burimet kapitale dhe performanca operacionale e UNIQA do të mbeten elastike duke deklaruar:

“Ne mendojmë se UNIQA do të ruajë dhe zgjerojë pozicionin e saj të fortë dhe konkurrues në tregun e Austrisë dhe atë të Evropës Qëndrore dhe Lindore”.

Krijimi i modelit të biznesit në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore si dhe lidershipi në sigurimet shëndetësore private shihen si pikat më të forta të UNIQA.

Ndërsa një tjetër aspekt pozitiv është kapitalizimi i fuqishëm, si nga këndvështrimi i agjencisë së vlerësimit, ashtu edhe në përputhje me kërkesat rregullatore.

Profili i rrezikut financiar është përmirësuar në “shumë i fortë”

Analistët e S&P analizojnë edhe përmirësimin e profilit të rrezikut financiar: “Ne jemi të mendimit se profili i rrezikut financiar i UNIQA është përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme gjatë tre viteve të fundit pas marrjes së biznesit të AXA në EQL. Kjo ka sjellë ndryshimin e vlerësimit tonë të përgjithshëm të profilit të rrezikut financiar nga i fortë në shumë i fortë.”

RAPORTI I PLOTË

“UNIQA Insurance Group”, MBI 200 VJET EKSPERIENCË NË SIGURIME

“UNIQA Insurance Group”, e themeluar në vitin e largët 1811, është një ndër grupet kryesore të sigurimeve në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore.

Nën moton e përbashkët “Jetojmë më mirë së bashku”, më shumë se 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë u shërbejnë rreth 17 milionë klientëve në 17 vende të ndryshme.

Në Austri, UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve teksa zë 21% të tregut, ndërsa në Evropën Qëndrore dhe Lindore përfaqësohet në 14 tregje.

Prej vitit 2007, përmes “SIGAL UNIQA Group Austria”, “UNIQA Insurance Group” është prezente edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.