Blog

Shmangni shpenzimet e tepërta! Si të kemi një jetesë më të gjelbër

Ndryshimet klimatike e kanë bërë jetesën e qëndrueshme mjaft të ndjeshme.

Sipas statistikave, më shumë se 69% e banorëve do të donin të jetonin në një ndërtesë me efikasitet energjie.

Por a dini 10 pika të zgjuara ekologjikisht për ambientin ku jetoni?

-Nëse keni pyetur veten se si të kurseni në kostot e ngrohjes në një apartament, instaloni në termostat të programueshëm. Nëse përdoret siç duhet mund t’ju kursejë deri në 150 dollarë në vit përsa i përket kostove të energjisë.

-Zëvendësoni llambat e zakonshme me CFL me efikasitet energjie, të cilat përdorin 75% më pak energji dhe zgjasin 6-10 herë më shumë.

-Fikini pajisjet kur nuk janë në përdorim, për të shmangur ndonjë shkarkim të mundshëm energjie, e cila përbën rreth ¼ e faturës së energjisë elektrke.

-Mbyllni dyert dhe dritaret për të ndaluar rrjedhjen e ajrit në rastet kur kondicionerët janë të ndezur.

-Përpiquni që herë pas here të ulni temperaturën e ujit me të cilin lani rrobat. Ulja e sasisë së dioksidit të karbonit në përdorim do të ishte e barabartë me mbjelljen e 1/3 hektarë të një pylli.

-Instaloni një kokë dushi me rrjedhje të ulët.

-Bëni dush 10 minutësh në vend që të qëndroni gjatë në vaskë, për të ulur përdorimin e sasive të mëdha të ujit.

-Mos shpërdorni ushqimet që teprojnë. Kur keni mundësi mund ti ripërdorni, kështu ndihmoni edhe në uljen e sasisë së mbetjeve në landfill.

-Kontribuoni në zgjerimin e hapësirave të gjelbërta në vendin ku jetoni. Ju mund të mbillni një kopësht apo të ndihmoni në mirëmbajtjen e një parku pranë shtëpisë.

-Punoni për të reduktuar varësinë tuaj nga plastika njëpërdorimshe dhe merrni kontejnerë të ripërdorshëm, shishe apo metalikë. Kjo gjithashtu ju ndihmon edhe në kursimin e parave.