Katastrofat natyrore mbartin potencialin për t’i shkaktuar dëme serioze shtëpisë dhe sendeve tuaja personale. Ndonëse ngjarjet meteorologjike të tilla si stuhitë, përmbytjet apo thatësirat zakonisht janë të paparashikueshme dhe jashtë kontrollit tuaj, ju mund të ndërmerrnmi disa hapa për të reduktuar mundësitë nga humbje të tilla. Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si të kufizoni pasojat nga katastrofat natyrore sa më shumë që të jetë e mundur.
Përgatituni
Mbrojtja më e mirë është parandalimi, kështu që njihuni me risqet e mundshme në zonën tuaj dhe se çfarë duhet të bëni në rast emergjencash.
Sigurohuni që të ndërmerrni të gjitha masat paraprake për të mbrojtur pronën tuaj. Për shembull, nëse jetoni në një zonë të ekspozuar ndaj përmbytjeve, shihni se çfarë hapash mund të ndërmerrni për të përforcuar dhe mbrojtur shtëpinë tuaj kundër çdo risku nga përmbytjet.
Bëni kopje të të gjitha dokumenteve, të tilla si pasaportat dhe hipotekën e shtëpisë, dhe ruajini ato në një vend të ndarë për të shmangur humbjen apo dëmtimin e tyre.
Ju duhet të mbani gjithashtu një inventar të përditësar të sendeve tuaja personale dhe të ruani faturat e blerjeve tuaja, në rast se do t’ju duhet të kërkoni dëmshpërblim për një dëm.
Zgjidhni policën e duhur për ju
Të kesh një policë sigurimi do t’ju ndihmojë të mbuloni dëmtimet apo humbjet si pasojë e një katastrofe natyore.
Përpara se të blini një policë sigurimi për katastrofat natyore, kontrolloni se çfarë mund të jetë e mbuluar nga policat ekzisutese të sigurimit që ju mund të keni (p.sh., kontrata e sigurimit të shtëpisë dhe e makinës suaj) për të shmangur mbivendosje të panevojshme në mbulimin tuaj.
Mos u fokusoni vetëm tek çmimi! Sigurohuni që polica që do të zgjidhni të jetë polica e duhur për nevojat tuaja.
Njihuni me mbulimin tuaj
Sigurohuni që të lexoni dhe kuptoni termat dhe kushtet e policës suaj të sigurimit, duke përfshirë çfarë mbulohet dhe se cilat mund të jenë përjashtimet e mundshme.
Nëse kryeni rinovime apo ndonjë përforcim strukturor të pronës suaj, sigurohuni që të informoni siguruesin tuaj në mënyrë që këto ndryshime të reflektohen në policën tuaj të sigurimit.
Kërkesa për dëmshpërblim
Nëse pësoni një dëm si pasojë e një katastrofe natyore, kontaktoni me siguruesin tuaj menjëherë për ndihmë dhe këshillë.
Sigurohuni që të mbani shënim të gjitha detajet e humbjes suaj dhe të bëni fotografi dhe video të dëmtimeve të shkaktuara të cilat do t’ju ndihmojnë me kërkesën për dëmshpërblimin e dëmit tuaj. Mos u nxitoni për të hedhur artikujt e dëmtuar, vetëm në rast se ato përbëjnë kërcënim për shëndetin, pasi mund të jetë i mundur riparimi apo restaurimi i tyre.
Ndërmerrni çdo hap të nevojshëm për zvogëlimin e riskut për dëmtime të mëtejshme të pronës suaj deri sa siguruesi juaj të ketë mundësinë që të inspektojë pronën.
Kërkoni ekspertizë
Siguruesit jo vetëm që ofrojnë mbulimin me sigurim të pronës suaj, por ju ndihmojnë gjithashtu që të përgatiteni dhe mbroni vetveten kundër një katastrofe natyrore. Në disa vende, industrua e (ri)sigurimeve ka zhvilluar hartat e risqeve dhe të zonave të cilat ju ndihmojnë me vlerësimin e riqeve potenciale me të cilat mund të përballeni në rastin e një katastrofe natyrore.
Disa sigurues ofrojnë gjithashtu shërbimet e reduktimit të riskut, të tilla si njoftimet për ngjarjet ekstreme të motit si shirat e rrëmbyeshëm apo breshëri.
Marrë nga: https://www.insuranceeurope.eu/
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.