Lajme

Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore

Muaji dhjetor po troket dhe bashkë me të edhe sezoni i festave! Kjo do të thotë më shumë kohë për të gëzuar me familjarët apo miqtë, por as në këtë periudhë nuk mungojnë surprizat shëndetësore.

Ndërsa ne shtrojmë tavolinat dhe kënaqemi me ëmbëlsirat e shijshme, është e rëndësishme të kujtojmë se aksidentet dhe sëmundjet nuk bëjnë pushime.

Pikërisht këtu hyn në lojë sigurimi juaj shëndetësor, duke luajtur rolin e “Babagjyshit” për kostot e papritura mjekësore.

Argëtimi në të ftohtin e këtij sezoni apo konsumimi i tepërt i ushqimeve të shumëllojshme, paraqesin sfida të veçanta shëndetësore.

Rrëshqitjet në trotuaret e ngrira, helmimet e mundshme të shkaktuara nga ushqimi, madje edhe sëmundjet e lidhura me stresin mund të lindin papritur.

Të vizitosh të afërmit dhe miqtë apo të ndërmarrësh një udhëtim jashtë vendit? Kjo do të thotë që duhet të siguroheni të keni me vete sigurimin “Shëndet në udhëtim” sepse kujdesi mjekësor urgjent jashtë vendit është i kushtueshëm.

Shumë plane sigurimesh mund të kenë oferta në periudhën gjatë festave, ndaj kjo është koha e duhur për të rishikuar mundësinë e marrjes së një police sigurimi për ju, por dhe si një dhuratë për personat tuaj të dashur, kështu do të jenë përherë të sigurt dhe nëse ju do të jeni fizikisht larg tyre.

Mbani mend, sigurimi i shëndetit është një element thelbësor për një sezon të lumtur festash gjatë fundvitit. Duke qenë të informuar, mund të siguroheni që të keni mbulimin që ju nevojitet për të shijuar pa frikë sezonin festiv.

Pra, festoni me përgjegjësi dhe lëreni sigurimin tuaj të shëndetit të jetë dhurata që vazhdon të dhurojë gjatë gjithë vitit.

Besojini shëndetin kompanisë lider në vend, SIGAL.

Mësoni më shumë duke klikuar në www.sigal.com.al.

Për të marrë një ofertë tē personalizuar mos ngurroni të kontaktoni në:

Whatsapp: +355 686062829

E-mail: [email protected]