Blog

Sigurimi i Pronës në SIGAL? Një garanci për qetësinë tuaj!

Katastrofat natyrore, ngjarjet e paparashikueshme dhe rreziqet e përditshme janë realitete që çdo qytetar duhet t’i marrë në konsideratë. Ato mund të ndodhin papritur, duke shkaktuar dëme të mëdha në pasuri, ndërtesa apo biznese, shpesh me pasoja të parikuperueshme nëse nuk ka një mbrojtje financiare të garantuar. Në këtë kontekst, sigurimi i pronës bëhet një domosdoshmëri dhe jo më një luks.

Shqipëria, ndër vendet më të ekspozuara në rajon

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore në Europë. Vlera totale e aseteve tregtare, industriale dhe bujqësore që rrezikohen nga tërmetet dhe përmbytjet kap shifrën e 17.6 miliardë dollarëve. Humbjet e mundshme ekonomike, në rast ngjarjesh me periudhë kthimi 250-vjeçare, janë vlerësuar në 2.08 miliardë euro për tërmetet dhe 1.18 miliardë euro për përmbytjet shifra që dëshmojnë qartë rrezikun real me të cilin përballet vendi.

Në një vend ku çdo vit regjistrohen dëme nga përmbytjet, zjarret në pyje apo lëkundjet sizmike, mbrojtja e pronës përmes sigurimit është një investim i zgjuar dhe i domosdoshëm për çdo familje apo biznes.

Çfarë mbulon sigurimi i pronës në SIGAL?

SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri, ofron produkte të personalizuara për mbrojtjen e pronës, në varësi të nevojave të çdo klienti që nga banesat individuale, deri te godinat komerciale dhe bizneset industriale.

Sigurimi i pronës në SIGAL mbulon katër nga rreziqet kryesore që kërcënojnë çdo pasuri të paluajtshme:

Zjarri

Rrufeja

Eksplozioni

Tërmeti

Një mbrojtje e plotë për banesën tuaj

Në kushte konkrete, një qytetar në Tiranë mund të sigurojë një banesë me sipërfaqe 100 metra katrorë për vetëm 13,650 Lekë në vit, duke përfituar mbrojtje nga të katërta këto rreziqe: tërmeti, rrufeja, zjarri dhe eksplozioni.

Në qytete të tjera të vendit, çmimi është edhe më i ulët, ndërsa në zonat më pak të urbanizuara mund të jetë deri në gjysmën e kësaj shume. Për një kosto simbolike, qytetarët mund të sigurojnë qetësinë financiare dhe mundësinë për t’u rikthyer në normalitet pas çdo fatkeqësie.

 

Pse është i rëndësishëm sigurimi i pronës?

Një pronë është shpesh investimi më i madh që një individ apo familje bën në jetën e tij. Tërmetet, përmbytjet apo zjarret mund ta shkatërrojnë atë në pak minuta. Ndërsa rindërtimi kërkon muaj apo vite, një sigurim i mirë strukturuar siguron që dëmet të dëmshpërblehen shpejt, pa barrë financiare për pronarin.

Përveç dëmeve fizike, sigurimi ofron edhe asistencë financiare dhe mbështetje logjistike, duke ndihmuar të siguruarit të përballojnë pasojat e ngjarjeve të paparashikuara me më pak stres dhe më shumë siguri.

Sigurimi online, i shpejtë dhe i thjeshtë

Në përputhje me kohën dhe teknologjinë, SIGAL ka lehtësuar procesin e sigurimit. Çdokush mund ta kryejë sigurimin e pronës online, për vetëm 45 sekonda, pa nevojë për dokumente të shumta apo vizita fizike.

Ky inovacion ka rritur ndërgjegjësimin dhe aksesin ndaj sigurimeve, duke i bërë ato të disponueshme për çdo qytetar, pavarësisht vendndodhjes.

Një garanci për qetësinë tuaj

Fatkeqësitë natyrore janë të pashmangshme, por pasojat e tyre mund të zbuten. Sigurimi i pronës me SIGAL nuk është thjesht një kontratë financiare, është një garanci për stabilitetin tuaj ekonomik dhe për qetësinë e familjes suaj.

Në momentet kur gjithçka mund të ndryshojë brenda sekondave, SIGAL është aty, pranë jush, për të mbështetur, rindërtuar dhe garantuar rikthimin në normalitet.

SIGAL, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon!