Sigurimi i pronës dhe biznesit
Biznesi është investimi ynë më të rëndësishme. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.
Sigurimi i Pronës në SIGAL UNIQA ju mbron nga çdo dëm financiar. Mbrojeni atë nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi nga ngjarje të papritura apo aksidentale.
Rrit profesionalizmin dhe fito pavarësi me SIGAL UNIQA
Sigurimet e pronës private
SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për: pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj).
Cfare rreziqesh mbulohen?
SIGAL UNIQA ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e: Zjarrit, rrufesë, shpërthimit, përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij, përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, prishjeve ose lëvizjeve në lidhje me çdonjërën prej ngjarjeve të mësipërme, tërmetit, përmbytjes, stuhisë, thyerjes së xhamave, akteve terroriste, grevave, trazirave civile, vjedhjes etj.
Sa kushton?
Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 1,5% e shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të risqeve që do të sigurohen.
Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit
Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit. Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtese te tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse. Në rastet e dëmtimit të pasurisë, Ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë. Për këtë qëllim, SIGAL UNIQA ofron të gjitha mundësitë për vazhdimin e qetë të punës Tuaj.
Sa kushton?
Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,2% deri në 1% të shumës së siguruar, në varësi të biznesit që ushtrohet.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.
Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të: