Sigurimi i Përgjegjësive

Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbron ndaj një përgjegjësie para ligjit për dëmet, kostot dhe shpenzimet në përputhje të pretendimeve për demet e shkaktuara karshi paleve te treta.

Sigurimi i përgjegjësisë luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri.

Ai i mbron firmat nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë në mënyra të tjera dhe siguron një mekanizëm, nëpërmjet të cilit individët/Palet e treta perfitojnë kompensimin për dëmet e shkaktuara, si me zëvendësimin e të ardhurave të tyre dhe duke bërë të mundur jetesën e një jete normale, ose duke i dhënë fonde për të rikthyer pronat me vlerën që janë dëmtuar.

Front view of two skilled mechanics wearing uniform and helmets working together on metal factory. Experienced engineers standing near computer and cnc and controlling process of work.

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin nga dëmtimet trupore dhe pasurore që u shkakton personave të tretë përmes veprimtarisë prodhuese, ndërtuese dhe përdoruese në ambjentet e tij.
Sa kushton? Tarifat për këtë lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit por mesatarisht aplikohet nje tarife nga 0,1% deri ne 0,35% e limitit te pergjegjesise.

Contractor speaking on walkie-talkie with co-worker near by

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

Sigurimi i Përgjegjësisë Produktit

Sigurimi i Përgjegjësisë Produktit

Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron mbulimin me sigurim të biznesit për përgjegjësinë e produkteve që prodhohen apo tregohen. Duke u siguruar ndaj përgjegjësisë së produktit, biznesmenët, shitësit, administratorët përjashtohen nga përgjegjësitë financiare për produktin e hedhur në treg.

Group of happy friends having fun while waiter is serving them food in a pub. Focus is on waiter.

Sigurimi i Përgjegjësisë Hoteleve dhe Restorante

Kjo policë sigurimi është hartuar posaçërisht për pronarët, administratorët e hoteleve dhe restoranteve për sigurimin e të gjithë përgjegjësive që rrjedhin prej veprimtarisë se tyre. Ky sigurim mbulon dëmin fizik që mund t'i shkaktohet ndërtesës dhe përgjegjësinë publike që rrjedh nga ushtrimi i veprimtarisë hoteliere.
Sa kushton? Tarifat për këtë sigurim varen nga nje numër faktorësh duke përfshirë kufirin e dëmshpërblimit që do të sigurohet. Tarifa mesatare eshte 0,2% e limitit total te pergjegjesise.

Handsome business man engineer in hard hat in a building

Sigurimi i Përgjegjësisë Punedhenesit

Punedhenesi mund te behet i detyrueshem te kompensoj punonjesin e demtuar ose trashegimtaret e tij ne rast vdekje, per nje lendim aksidental qe shkaktohet ne orar te punes, nese ka ose jo neglizhence nga punedhenesi ose jo.
Sa kushton? Tarifat per kete sigurim variojne nga 0,25% - 0,35% e shumes totale te pagave gjate nje viti.

Interior of a modern boiler room.

Sigurimi i Detyrueshëm i Pronarit- Përdoruesit e pajisjeve dhe instalimeve nën presion

Sigurimi mbulon dëmet që mund t’i shkaktoni palëve të treta nga aksidentet e pajisjeve dhe instalimeve nën presion, për të cilat jeni ligjërisht përgjegjës për të paguar kompesim.
Kjo policë sigurimi është një detyrim ligjor! VKM Nr. 268, date 02.05.2024 “Për miratimin e kategorive të operatorëve ekonomikë, të cilët kanë në pronësi ose administrojnë pajisje apo instalime nën presion, që i nënshtrohen detyrimit për t’u pajisur me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë civile.

Cfare dokumentacioni paraqet klienti per aplikim:

  • QKR te kompanise
  • CV te kompanise dhe stafit drejtues
  • Bilanci i dy viteve te fundit
  • Plotesimi i pyetesorit te aplikimit

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA