Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Jeni zbatues i punimeve ndërtimore që dëshiron të jetë i mbrojtur nga sfidat dhe rreziqet e fushës së ndërtimit? Ne ju sjellim një zgjidhje të personalizuar për të mbrojtur pasurinë tuaj dhe reputacionin tuaj në fushën e ndërtimit.

Punoni me përkushtim, mbrohuni me siguri!

Çfarë mbulon Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale?

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim varen nga nje numer faktoresh duke perfshire kufirin e demshperblimit qe do te sigurohet, masa dhe qellimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut qe lidhet me aktivitetet e tij. Tarifa mesatare e ketij sigurimi eshte 2% e te ardhurave totale te biznesit qe ushtron klienti.

Kush mund të sigurohet?

Ky është një produkt i hartuar veçanërisht për profesione si:

  • Arkitektët dhe inxhinierët
  • Vlerësuesit e pasurive të paluejtshme
  • Agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve
  • Avokatët
  • Noterët
  • Profesionet e reja në të cilat përfshihen: konsulentët e publicitetit, bizneset e teknologjisë së informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistët, konsulentë fitnesi, trajnues privat e të tjerë të këtij lloji.
  • Spitalet, doktorët, dentistët, ndihmës-mjekët, okulistët.

Pyetjet më të shpeshta

Sa kushton Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale?

Tarifat për këtë sigurim varen nga një numër faktorësh, duke përfshirë kufirin e dëmshperblimit që do të sigurohet, masa dhe qëllimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut që lidhet me aktivitetet e tij. Tarifa mesatare e këtij sigurimi është 2% e të ardhurave totale të biznesit që ushtron klienti

A ka ndonjë afat kohor për të sjellë dokumentet e një kërkese për dëmshpërblim tek ju?

Po, ka një limit kohor për të njoftuar dëmin dhe për të sjellë dokumentet përkatëse. Polica juaj e sigurimit e përmban këtë informacion. Ju rekomandojmë që të sillni tek ne të gjitha dokumentet në lidhje me dëmin sapo t’i keni gati. Sa më parë të na i sillni dokumentet e kërkuara, aq më shpejt do të vlerësohet dëmi juaj.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA