Sigurimi i Përgjegjësisë Produktit

A jeni një kompani që prodhon ose shet produkte në treg? A doni të ndihmoni të siguroni integritetin e produkteve tuaja dhe besimin e klientëve tuaj? Ne kemi zgjidhjen e duhur për ju. Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit është mbrojtja e nevojshme për të ruajtur reputacionin tuaj dhe për të garantuar që klientët tuaj janë të kënaqur.

Integriteti i produkteve tuaja është prioritet për ne

Çfarë mbulon ky sigurim?

Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron mbulimin me sigurim të biznesit për përgjegjësinë e produkteve që prodhohen apo tregohen. Duke u siguruar ndaj përgjegjësisë së produktit, biznesmenët, shitësit, administratorët përjashtohen nga përgjegjësitë financiare për produktin e hedhur në treg. Ky sigurim mbulon veprimtarinë e prodhuesve, duke dëmshpërblyer konsumatorët e këtij produkti, në rast se ata dëmtohen gjatë konsumimit të produktit. Dëmet që mbulohen mund të jenë fizike, aksidentale sikurse edhe dëmtime të pronës materiale, të cilat ndodhin gjate periudhës së sigurimit dhe të shkaktuara nga produktet e shitura, siguruara, shpërndara, instaluara, të nxjerra, të riparuara, të alternuara, të trajtuara ose të testuara nga i siguruari.

Sigurimet e SIGAL UNIQA Group Austria:

Kush mund të sigurohet?

Ky produkt është i domosdoshëm për të gjithë biznesmenët, prodhuesit, shitësit me shumicë dhe pakicë të një malli të caktuar.

Sa kushton?

Tarifat variojne sipas kufijve te mbulimit të përgjegjesisë dhe xhiron vjetore te te Siguruarit.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA