Sigurimi i detyrueshëm i makinës “Polica Kufitare”
Vizitoni Shqipërinë në çdo stinë dhe udhëtoni të sigurt me SIGAL UNIQA
Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta për drejtuesin e mjetit motorik
Sigurimi Kufitar i mjetit motorik ose “Polica Kufitare” është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik me targa të huaja, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Kohëzgjatja e “Policës Kufitare” mund të jetë 15 ditore, 1 mujore, 45 ditore, 6 mujore, ose 1 vjeçare.
Pse të siguroni makinën me Policën Kufitare tek SIGAL UNIQA
SIGAL UNIQA mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, në përputhje të plotë me parashikimin e Ligjit lidhur me dëmet materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar. Këtu, përfshihen edhe dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët si edhe ato pasurore.
Çfarë mbulon sigurimi "Polica Kufitare"?
SIGAL UNIQA merr përsipër përgjegjësinë civile të të siguruarit ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore.
Dëmet materiale
Përfshihen të gjitha dëmet që shkakton mjeti shkaktar, si dëmet e mjeteve motorike, dyqane, shtëpi, pemë, kafshë, etj., me përjashtim të dëmit që pëson mjeti përgjegjës për ngjarjen.
Dëmet shëndetësore
Përfshihen të gjitha dëmtimet që u shkaktohen personave të ndryshëm, përfshirë edhe pasagjerët, me përjashtim të dëmit që pëson drejtuesi i mjetit përgjegjës për ngjarjen.
Pyetjet më të shpeshta
Sa kushton Polica kufitare?
Çmimi i Policës Kufitare është në varësi të tipit të mjetit motork dhe kohëzgjatjes. Shikoni tabelën e çmimeve këtu ose merr një ofertë online këtu.
A mund ta blej Policën Kuftare për 2 ditë?
Periudha minimale e sigurimit është 15 ditë.
A mund ta blej Policën Kuftare kur jam jashtë?
Patjetër! Polica kufitare mund të blihet online edhe nëse jeni jashtë. Nëse sigurimi blihet me kartë bankare sigurimi vjen me e-email dhe është i vlefshëm për të qakulluar në Shqipëri.
Dokumente (3)
Shihni të gjitha detajet në dokumentet tona të informacionit për produktin e sigurimit:
Produkte sigurimi të ngjashme
Jeto dhe Udhëto në Shqipëri
Para se të mbërrini në Shqipëri, ju nevojitet edhe Sigurimi i Shëndetit, në mënyrë që të keni akses në një kujdes sa më të mirë shëndetësor, pa pasur frikë nga shpenzimet financiare.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.
Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të: