Lajme

SIGAL UNIQA, pjesë e Panairit të Parë dedikuar Real Estate-t

Ndërtimi dhe sektori i pasurive të paluajtshme po rriten me hapa të mëdhenj por nga ana tjetër, edhe rreziqet që cënojnë këto sektorë veçanërisht janë rritur gjithashtu.

Doni ti ofroni klientëve tuaj një apartament, shtëpi apo vilë të sigurtë dhe të mbrojtur nga çdo e papritur? Jeni në vendin e duhur.

Kompania më e madhe e sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria” do të jetë pjesëmarrëse në Panairin e parë dedikuar Real Estate-t, “Global Real eXtate Fair”, i cili mbahet në ambjentet e Piramidës së Tiranës në datat 12, 13, 14 qershor.

Çdo biznes që operon në tregun e Real Estate është i mirëpritur të vizitojë stendën e “SIGAL UNIQA” për tu informuar nga afër me çdo produkt sigurimi që ajo ofron dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Pse sigurimin e çdo pasurie duhet t’ja besoni SIGAL UNIQA-s?

Emër i madh: SIGAL UNIQA është një grup rajonal sigurimesh, i themeluar në shkurt 1999 dhe që operon në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Pjesë e “UNIQA Insurance Group“: Prej vitit 2007 SIGAL UNIQA është pjesë e një grupi austriak sigurimesh, me një aktivitet mbi 200-vjeçar, i shtrirë në 17 shtete të ndryshme të Europës dhe i vlerësuar me “A” nga “Standard & Poors”

– Mbrojtje e plotë: Sigurimet nga SIGAL UNIQA ofrojnë mbrojtje nga çdo rrezik që mund të pronën apo çdo investim tuajin

– Parandalim dhe këshilla: Ekipet e ekspertëve të SIGAL UNIQA janë të gatshme për të ofruar udhëzime dhe këshilla për të parandaluar dëmet dhe për të punuar me efikasitet.

– Kostot e papritura: Me sigurimet në SIGAL UNIQA, ju mund të parashikoni më mirë kostot dhe të shmangni shpenzimet e papritura që vijnë si pasojë e rreziqeve të papritura.

Vendndodhja? Kati -1 i Piramidës së Tiranës.

Ju mirëpresim!

SIGAL UNIQA Group Austria, koperojmë më mirë së bashku