SIGAL UNIQA Group Austria vazhdon të jetë jo vetëm kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve por edhe një mes Top 100 kompanive në Shqipëri.
Sipas renditjes së revistës “Monitor” për Top 200 kompanitë mē të mëdha në vend për vitin 2023, SIGAL UNIQA rënditet në vendin e 67-të, me një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe teksa kompania e sigurimeve ofron produktet më novatore, është pranë klientëve kur ata kanë nevojë, respekton çdo kontratë konform ligjit, lidere në pagesat e drejtpërdrejta të dëmeve, ofertat e herëpashershme, mundësia që çdokush të sigurojë pronën, shëndetin apo automjetin pavarësisht të ardhurave që ka dhe të qenurit pjesë e shoqërive ku operon përmes nismave, aktiviteteve dhe sponsorizimeve të vazhdueshme.
Nga 8 kompani që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, kompania që është pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”, mbetet në krye të tregut duke zotëruar rreth 30% të tij. Shifër kjo konstante që prej themelimit të saj.
“SIGAL UNIQA Group Austria” u themelua në Tiranë në shkurtin e vitit 1999 dhe sot pas më shumë se 25 vjetësh është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ajo operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.
Që prej marit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme.
Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku” SIGAL UNIQA besohet sot nga mbi 1.5 milion klientë ndërsa ritmet e progresit të saj kanë bërë që të jetë e vlerësuar nga publikime vendase dhe ndërkombëtare si një prej emrave më të mëdhenj e të besuar të sigurimeve.