Në mesjavën e kaluar Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi raportin e tremujorit të parë të vitit 2025 për tregun e sigurimeve në Shqipëri.
Sipas raportit të AMF-së, SIGAL mbetet kompania lidere, si në sigurimet e jetës, ashtu edhe në ato të jo-jetës. Lider me përvojë 26-vjeçare në tregun vendas dhe atë rajonal, kompania kryeson si në drejtim të vëllimit të primeve të shkruara bruto, ashtu edhe në drejtim të dëmeve të paguara te klientët e vetë.
SIGAL zotëron 33.83% të tregut në produktet e sigurimeve të jetës dhe 25.32% në sigurimet e jo-jetës, sipas primeve të shkruara bruto.
Në dëmshpërblime, SIGAL pagoi më shumë se çdo kompani tjetër në vend.
Respektivisht kompania pagoi 25.32% të sigurimeve të jo-jetës dhe 33.83% të sigurimeve të jetës të totalit të dëmeve të paguara në tremujorin e parë të vitit nga të gjitha kompanitë e marra së bashku. 4.35 milionë dollarë pagoi SIGAL në sigurimet jo-jetë dhe rreth 345 mijë dollarë në sigurimet e jetës.
Kjo prani në kohë rekord dhe shifrat konkrete për t’i ndihmuar qytetarët të rikthen në situatat e para demit, e bën prej 26 vitesh SIGAL kompaninë lidere në treg. SIGAL udhëheq në produktin e përgjegjësisë civile te sigurimet e pasurisë, në të gjitha produktet e sigurimeve të shëndetit: aksidente, shëndet privat dhe shëndet në udhëtim si edhe në nënproduktet e TPL, motorike dhe polica kufitare sa u takon sigurimeve motorike.
Për më shumë informacion Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829. Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al