Blog Top

SIGAL INSURANCE Group në krah të djathtë të kuqezinjve

SIGAL, krahu i djathtë i djemve kuqezinj në sfidën e tyre, sa jetike, aq edhe historike me Poloninë në Poloni.

SIGAL vijon të jetë sponsori premium, prej më shumë se një dekade, i kuqezinjve tanë, kaq pranë Ëndrrës: “Botërori 2026”.

Kjo simbolikë merr peshë shumëfishe në rrafshin e interpretimeve të ndryshme:

Krahu i djathtë në tekstet e vjetra, e sidomos ushtarake, qoftë kur kjo përzjehet me mitologji apo qoftë kur nisin raportimet e para të ftohta luftarake, nënkupton mbajtjen e armëve dhe përdorimin e tyre më të mirë, më luftarak.

Krahu i djathtë, mitologjikisht, “ulja në krahun e djathtë”, nënkuptonte, gjë që mbetet edhe në protokollet e sotme zyrtare, afërsinë vendimmarrëse, ndikimin dhe besimin e ndërsjelltë me udhëheqësin.

Tradita e lashtë e vlerëson më së larti krahun e djathtë.

Në krahun e djathtë, sipas traditës kuranore, do t’i mbaj qiejt Allahu pas ringjalljes së tij, siç thuhet në Suren Az-Zumar, 67.

Në krahun e djathtë, sipas traditës biblike, Gjoni rrëfente se i kishte parë Birit të Shenjtë të mbante shtatë yje në Zanafillë.

Si sigurime.online nuk na mbetet veçse të urojmë që SIGAL në krahë të djathtë, t’i sjellë forcën e nevojshme për ta thyer pengesën polake kampionëve tanë.