A duhet të investojmë tani tek diçka që mund të ndodhë apo jo më vonë? Si të mos bini pre e gabimeve njerëzore klasike?
Shtyrja e blerjes së një sigurimi deri kur t’ju duhet është një fenomen i zakonshëm, dhe për disa njerëz, ndonjëherë kjo mund të jetë edhe diçka e arsyeshme. Njerëzit mendojnë – ‘përse të investoj tani për një risk që mund të mos ndodhë kurrë në të ardhmen?’
Por kur diçka ndodh, racionalizimi ynë ndryshon. Zakonisht ne shikojmë një katastrofë që do të apo mund të afrohet, dhe nëse na nevojitet sigurimi TANI!
Në apartamentin ngjitur ka rënë flakë…
Apo ju vjedhin laptopin, dhe ndodh që sigurimi i shtepisë mund të jenë fiks ajo që ju nevojitet.
Sipas teorisë së prospekteve
Racionale apo jo, kur ne vendosim që të blejmë një policë sigurimi, këto vendime mund të shpejgohen nga shkenca. Ekonomistët e sjelljes Amos Tversky dhe Daniel Kahneman e quajnë ‘teoria e prospekteve,’ e cila përcakton se si njerëzit vendosin ndërmjet alternativave të rrezikshme bazuar në atë që ata e perceptojnë si ‘fitim’ apo ‘humbje’, sesa në termat e rezultateve absoulte.
Kërkimet tregojnë se, njerëzit janë më shumë të fokusuar tek humbjet negative. E thënë thjeshtë, kjo do të thotë – kur humbjet mund të jenë më të mëdha se sa fitimet. Siç del, humbjet na bëjnë që të ndjehemi më të mjerueshëm sesa na bëjnë fitimet të lumtur.
Le t’i kthehemi sigurimeve. Ne racionalizojmë vetveten nëse pagimi i diçkaje që mund të ndodhë apo jo, ia vlen apo jo. Procesi ynë i racionalizimit fillon me të menduarin rreth probabilitetit (ndërmjet 0-1) të mundësisë së ndodhjes së një ngjarje. Në vend të kërkimit të probabilitetit të ndodhjes së diçkaje, ne kemi tendencën që të kategorizojmë atë si “nuk do të ndodhë, ose do të ndodhë.”
Për çdo ngjarje me probalitet të ulët, të tilla si një zjarr apo një përmbytje, ne kemi tendencën, që ta rrumbullakosim probabilitetin e ndodhjes në zero. Ne nuk mund të pranojmë psikologjikisht që diçka si kjo mund të ndodhë, dhe shpesh injorojmë faktin që kjo ngjarje mund të ndodhë ndonjëherë. Nuk ka asnjë nevojë për policë sigurimi për diçka që ne e perceptojmë sikur nuk do të ndodhë kurrë.
Anasjelltas, për një ngjarje që ne e perceptojmë si me probabilitet të lartë – ne e rrrumbullakosim atë deri në 1, dhe e ekzagjerojmë diferencën ndërmjet 0-1.
KJO ËSHTË ARSYEJA PËRSE SHUMË NJERËZ I SHIKOJNË PAGESAT E SIGURIMIT SI NJË HUMBJE PËR NJË FITIM TË PANJOHUR. Në këtë rast, ju nuk do të mbuloheni, duke e parë këtë gjë si eliminimin e një shpenzimi mujor të panevojshëm.
Për shkak të kësaj mënyrë të menduari dhe perceptuari, njerëzit kanë tendencën që ta blëjnë sigurimin e shtepisë vetëm pasi u ka ndodhur një katastrofë, dhe të anullojnë policat e tyre disa vite më vonë kur ata mendojnë se probabiliteti për ndodhjen e një ngjarjeje të tillë është sërish e ulët.
Sipas kërkimi të risqeve përkundrejt qëndrimeve tona ndaj risqeve negative
Pra përse ndodh që pas përballjes me një ngjarje të rrezikshme, ne papritur ndjejmë se ia vlen që të blejmë sigurimin e shtëpisë? Tversky dhe Kahneman e quajnë këtë “efekti kuadër:” situata identike gjenerojnë vendime dramatikisht të ndryshme në varësi të nëse ju e shikoni një situatë si me humbje apo me fitim.
Përse duan t’ia dinë kompanitë e sigurimit?
Kompanitë e sigurimit kanë përgjegjësinë për të vendosur çmimet e risqeve në mënyrë të përshtatshme, por gjithashtu për t’ju mbrojtur kundër ngjarjeve të panjohura që mund t’ju ndodhin – dhe që me shpresë nuk do të ndodhin kurrë.
Të dimë diçka më shumë mbi paragjykimet tona njerëzore mund të na ndihmojë që të dimë se kur mund të marrim vendime joracionale. Nëse ne i kuptojmë këto paragjykime, ndoshta ne do të biem më pak prehë e këtyre gabime njerëzore klasike, të cilat shpesh anë pasoja të kushtueshme. Kështu që, herën tjetër që mund të shqyrtoni blerjen e sigurimit, apo jeni duke menduar nëse është një investim që ia vlen – thjesht duhet ta dini, se NUK KA ASNJË KOHË MË TË MIRË SE SA E TASHMJA.
A jeni gati për të blerë?
➡ZGJIDH një nga PAKETAT E SIGURIMIT që ju ofron SIGAL UNIQA:
✅Standarde
✅E argjendtë
✅E artë
➡️BLI ONLINE? SIGURIMIN E SHTËPISË?
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
#sigal #sigaluniqa #BuyOnline #safe #fast #24/7 #HomeInsurance #BliOnline #Esigurt
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.