Kollë, rrjedhje hundësh, dhimbje grykësh dhe ethe?
Kur nuk ndjeheni edhe aq mirë nuk është gjithmonë e nevojshme që të merrni menjeherë tableta ilacesh. Nëse do të përdoren me saktësi, zgjidhje më të buta shpesh ofrojnë një mbështetje më të mirë sesa disa medikamente. Me disa zgjidhje të thjeshta në kushte shtëpie, ju mund të përpiqeni që të ulni temperaturën dhe inflamacionin.
Parandalimi forcon sistemin imunitar
Zgjidhja më e mirë për të ftohtin është në një sistem imunitar të mirë. Mbështetja nga sistemi imunitar sigurohet nga një dietë e ekuilibruar që përmban shumë fruta, perime dhe mjaftueshëm lëngje, si edhe ajër të pastër. Nëse nuk dëshironi që të sëmureni gjatë periudhës së tranziciont, duhet të bëni shumë sport në mjedise të hapura. Një nivel i shëndetshëm ajri të pastër është gjithashtu një zgjidhje e rëndësishme që mund ta kryeni vet në shtëpi nëse tashmë jeni të ftohur. Nëse jeni mbështjellë ngrohtë dhe nuk keni temperaturë, atëherë mund të dilni për një shëtitje.
Rregullat bazë për të ftohtin
Shtoni lëngjet, idealisht në formën e çajërave ose të supave të ngrohta. Këto mbështesin trupin tuaj dhe parandalojnë membranat e mukozës që mbrojnë trupin tonë nga infeksioni që të mos vdesin. Diçka e tillë ndodh veçanërisht shpejt në dimër për shkak të ajrit të ngrohtë. Një faktor i nënvelftësuar shpesh, veçanërisht tek fëmijët: afërsia fizike gjithashtu ndihmon kundër sëmundjeve të ndryshme. Kur ne na përkëdhelin, është provuar se çlirohen hormone që reduktojnë nivelet e stresit dhe që kanë efekt qetësues për organizimin tonë. Kështu, ledhatimet fuqizojnë sistemin tonë imunitar, duke filluar në këtë mënyrë procesin e vetshërimit të trupit tonë.
Funksioni shërues i etheve
Nëse ju zë një grip i vërtetë mund të keni ethe me temperaturë deri në 40 gradë. Me një të ftohtë të butë, kjo simptomë është më pak e theksuar, por në të dyja rastet ju duhet të qëndroni në shtëpi. Trupi ka nevojë për pushim, qoftë një i ftohtë i lehtë apo një grip i vërtetë. Agjentët antipiretikë (që ulin temperaturën) duhet të përdoren vetëm për një temperaturë mbi 38.5 °C. Përpara kësaj, ethet janë një reagim i rëndësishëm i trupin në mënyrë që ai të mund të mbrojë vetvetn nga infeksionet.
Këshillat e SIGAL UNIQA Group AUSTRIA se si të shëroheni në kushte shtëpie gjatë sezonit të ftohtë
Parandalimi i të ftohtit
Një dietë e ekuilibruar, shumë lëngje dhe mjaftueshëm ushtrime në ajër të pastër.
Kollë
Është provuar se çaji i kamomilit ka një efekt në trajtimin e kollës dhe se ai shërben gjithashtu edhe si një anti-inflamator, dhe çaji bronkial i bërë nga rrënjët e xhixherit ose koprit gjithashtu ndihmojnë kundër sulmeve ‘këmbëngulëse’ të kollës. Nëse preket i gjithë trakti i frymëmarrjes, marrja nga hunda e ujit të kripur, ose përzierje me lule kamomili është gjithashtu një opsion. Për shkak të cilësive të tyre anti-inflamatore, kompresat me qepë dhe me patate mund të përdoren gjithashtu si ‘zarfë’ në zonën e gjoksit kundër kollës acaruese dhe ankesave bronkiale.
Temperaturë
Nëse temperatura ngrihet dhe ngrihet, ju mund të kundërveproni duke pirë çaj me lule të bliri të çelura. Për më tepër, mund të përdorni kompresa freskuese me lëkurë/ose fileto të hollë viçi që janë një zgjidhje e provuar dhe e testuar që ju mund ta përdorni në kushte shtëpie për rregullimin e temperaturës së trupit.
Dhimbje veshësh
Nëse keni dhimbje veshësh, këshillohet që të bëni kujdes. Këtu duhet të qartësoni gjithmonë nëse keni infeksion të veshit të mesit. Nëse dhimbja e veshti është veçanërisht akut – për shembull, natën – kompresa me qepë ose me patate ndihmojnë për ta mbajtur dhimbjen nën kontroll të pakën për pak kohë.
Dhimbje grykësh
Një i ftohtë i padëmshëm shpesh shkakton dhimbje grykësh. Gargare me çaj sherebele ndihmon në zbutjen e mukozës së fytit. Shumë lëngje i mbajnë membranat e mukozës të lagështa.
Nëse duhet të shkoni tek një doktor
Ndonjëherë edhe zgjidhjet më të mira në kushte shtëpie nuk ndihmojnë. Nëse simptomat nuk përmirësohen, mënyra e vetme është që të shkoni tek doktori. Por të ulesh dhe të presësh në dhoma të mbipopulluara me njerëz, me një kollë që të dhëmb, me hundë që ju rrjedhin dhe me temperaturë nuk është diçka e këndshme. Sigurisht që, të gjithë duan që t’u vijë rradha e tyre sa më shpejt dhe që të flasin sa më parë që të jetë e mundur me doktorin tek të cilët ata kanë besim.
MOS PRIT MË!
Siguro ONLINE shëndetin tënd dhe të familjes tuaj!
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.