Rrelaksimi i trupit qetëson gjithashtu edhe mendjen.
“E vjetër, por e mirë” është ajo që thuhet për trajnimin autogjenik, sepse kjo metodë është thuajse njëqind vjeçare. Ndonëse në Lindjen e Largët për mijëravjeçarë meditimi Zen, Tai Chi / yoga Qigongor, për qetësimin e mendjes dhe të trupit, rekomandoheshin për vet vetminë tonë kur gjendja jonë mendore ishte jashtë ekuilibri. Me fillimin e “epokës nervoze”, apo ashtu siç kanë dëshirë që ta quajnë historianët industrializimin, ezaurimi nervor u bë gjithnjë edhe më shumë një fenomen i masave, që është arsyeja përse mjekësia dhe kërkimet filluan që të interesoheshin për të. Ishte vetëm çështje kohe përpara se psikiatri berlinez Johannes Heinrich Schultz të prezantonte në vitin 1926, një metodë të re relaksimi të quajtur trajnim autogjenik, të cilën ai e zhvilloi nga metoda gjithashtu e re e asaj kohe – hipnoza. I përkthyer fjalë për fjalë, ky term greko-latin do të thotë: “trajnim relaksimi i vetgjeneruar, pra i gjeneruar nga vet ne”.
Qëtësimi që vjen nga përbrenda
Trajnimi autogjenik mund të kryhet shtrirë, ulur ose në këmbë dhe duke përdorur fraza të tilla si “Unë jam plotësisht i/e qetë” ose “Krahu im i majtë është shumë i rëndë”, të cilat përsëriten rregullisht. Nëpërmjet tyre është i mundur relaksimi i rajoneve përkatëse të trupit dhe për qetësimin e sistemit nervor nga përbrenda. Në fillim, trajnimi autogjenik qetëson muskujt. Shpesh kjo përfshin largimin e bllokimeve, çlirimin e kyçeve dhe relaksimin e organeve të brendshme. Ky trajnim është bashkëkohor sepse ai mund të mësohet me lehtësi, pa ndihmë dhe relativisht shpejtë për gashtë deri në tetë javë.
Përqëndrohuni tek ajo që është e rëndësishme
Edhe pse ezaurimi nervor nuk ka qenë i njohur në kohën kur është shpikur trajnimi autogjenik, ky trajnim tani përdoret shpesh për parandalimin e ezaurimit nervor dhe madje është edhe një metodë e njohur ligjërisht në praktikën e psikoterapisë, për shembull, në Gjermani dhe Austri.
Këto ushtrime, jo vetëm që ju ndihmojnë që të relaksoheni gjatë trajnimit, por ato gjithashtu përmirësojnë tolerancën tonë ndaj stresit në një periudhë afatgjatë. Ata që punojmë më shumë me tru, kanë të bëjnë me gjëra të jashtme dhe me njerëz të tjerë. Trajnimi autogjenik shkakton një zhvendosje të vëmendjes brënda vetes, duke mundësuar kështu që ne të mund të kuptojmë më mirë atë që është me të vërtetë e rëndësishme.
Ndjeni frymëmarrjen ndërmjet ushtrimeve
Ushtrimet e trajnimeve autogjenike janë të thjeshta, por gjithashtu edhe intensive. Në vend të frymëmarrjeve të thella dhe të plota, frymëmarrja jonë është e cekët dhe madje ne as nuk e vëmë re nuk e mbajmë frymën ose kur nuk marrim frymë siç duhet kur jemi të stresuar. Rrjedhimisht, rekomandohet që, të marrim frymë me vetëdije dhe thellë pesë herë në ditë për tre deri në pesë minuta për çdo herë. Ndjeni – mundësisht duke mbyllur sytë tuaj – se si rritet muri juaj abdominal kur ju merrni frymë, se si rrjedh frymëmarrja, dhe kur nxirrni frymën do të vini re se si shpatullat dhe gjoksi juaj relaksohen. Ju mund ta bëni këtë ushtrim ulur ose në këmbë, por gjëja më e mirë është që të shtriheni sepse ne gjithsesi qëndrojmë shumë ulur gjatë ditës.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.