Udhëtimi me avion për herë të parë mund të jetë mjaft emocionues, i frikshëm apo i lodhshëm për disa udhëtarë. Fluksi, oraret dhe rregulloret e aeroporteve krijojnë ankth dhe stres të lartë, ndaj planifikimi i masave paraprake është zgjidhja më e mirë.
Ne ju ofrojmë disa këshilla se si mund të përgatiteni para një udhëtimi.
Rezervimi i fluturimit
Nëse komoditeti është i rëndësishëm për ju, mund të rezervoni një fluturim direkt nga linja ajrore që keni zgjedhur. Blini direkt biltetat tuaja nga faqja e tyre e internetit ose përmes telefonit. Në këtë mënyrë ju gjithashtu kurseni para për fluturimin tuaj, duke përfituar nonjë ofertë momentale.
Përgatitja e bagazheve
Në krye të listës së përgatitjeve duhettë qëndrojë gjithmonë marrja e pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese. Sigurohuni që të jenë aktuale dhe mbajini të sigurta në një vend lehtësisht të aksesueshëm.
Artikujt që ju duhen për përdorim më të shpeshtë paketojini sipër sendeve të tjera në valixhe. Lëngjet apo locionet kanë udhëzime të veçanta që duhet të ndiqen. Nëse keni pyetje për atë që duhet të paketoni, lidhuri me linjën ajrore apo me aeroportin.
Transporti tokësor
Nëse pas zbritjes nga avioni, duhet të udhëtoni me transport tokësor, e mira është që të keni rezervuar biletat përpara udhëtimit. Sigurohuni që aeroporti nuk ka një stacion taksish, në rast se do përdorni një taksist privat.
Parandalimi nga vjedhjet
Mbani gjithmonë sytë në çantat tuaja. Sigurojini ato mirë, në mënyrë që mos të hapen lehtësisht.
Siguria e fëmijëve
Rishikoni protokollin e sigurisë dhe shpjegojini fëmijëve gjithçka që supozohet të ndodhë gjatë kohës që jeni duke udhëtuar. Rekomandohet që fëmijët që peshojnë nën 40 kilogramë të udhëtojnë në një ndenjëse të sigurisë për fëmijë. Mbajini gjithmonë fëmijët pranë jush.
Koha e udhëtimit
Mbërrini në aeroport 2-3 orë përpara udhëtimit, për t’i bërë ballë çdo vonese të mundshme. Pikat e kontrollit zakonisht kanë vonesa, ndërkohë që portat e kalimit mbyllen 10 minuta apo më shumë përpara nisjes.
Në rast se ka pyetje ose vonesa gjatë udhëtimit tuaj, mund të jetë e vlefshme të mbani në telefon ose të shënoni numrin e shërbimit të klientit për linjën tuaj ajrore.