Blog

SI TË PËRGATISNI NJË PLAN PËR BIZNESIN TUAJ?

Koha e leximit: 4 minuta

Të sigurosh vazhdimin e biznesit tuaj edhe pasi mund të jeni goditur nga një fatkeqësi e papritur, kërkon më shumë sesa ‘një fat të mirë’ apo ‘le të shpresojmë për më të mirën’. Të kesh një plan të shëndetshëm parapërgatitor të biznesit tuaj, mund t’ju ndihmojë që t’i mbani të hapura dyert e biznesit tuaj si zakonisht edhe kur ndodhin ngjarje të papritura.

Ndonëse askush nuk mund të parashikojë se kur mund të ndodhë një e papritur apo katastrofë, është më mirë që ju të tregoheni proaktiv për të mbrojtur kompaninë tuaj. Planifikoni përpara kohe dhe shqyrtoni pesë hapat e mëposhtëm ndihmues me qëllim krijimin e planit parapërgatitor të biznesit:

Hapi 1: Përcaktoni programin e menaxhimit

Plani parapërgatitor duhet të adresojë sigurinë fizike të kujtdo që ndodhet në godinë, duke përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara. Ju mund të dëshironi gjithashtu, që të zhvilloni udhëzimet për vazhdimin e biznesit për problemet minimale.

  1. Formoni një Komitet apo Departament përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e planit parapërgatitor të biznesit.
  2. Përcaktoni një buxhet për planin e kontigjencës të zhvilluar nga Komiteti. (Kjo mund të përfshijë rishikimin e mbulimit me sigurim të biznesit të vogël dhe/ ose të madh me kompaninë/agjentin tuaj të sigurimeve për të përcaktuar nëse ajo i përshtatet nevojave të biznesit tuaj).
  3. Identifikoni çdo rregullore shtetërore apo për korporatat, të cilat mund të impaktojnë planet tuaja, të tilla si kërkesat e Inspektoriatit të Punës etj.

Hapi 2: Krijoni një plan 

Për të filluar krijimin e planit të parapërgatitjes së biznesit tuaj, sugjerohet që Komiteti duhet të bëjë:

  1. Mbledhjen e informacionit rreth rreziqeve dhe vlerësimin e tyre. Kjo duhet të përrfshijë përcaktimin e ngjarjeve që ka më shumë të ngjarë që të ndodhin në zonën ku zhvillohet bzinesi juaj, për shembull, nëse biznesi juaj ndodhet në një zonë të rrezikuar nga përmbytjet, apo stuhitë etj.
  2. Kryeni analizën e impaktit të biznesit për të përcaktuar pasojat e mundshme nga ndërprerja e biznesit tuaj (për shembull, nëse ju drejtoni një dyqan që duhet ta mbyllni për një javë).
  3. Ekzaminoni dhe shqyrtoni mënyrat për reduktimin dhe kufizimin e dëmeve nëpërmjet planeve që i paraprijnë dëmtimeve/dëmeve të mundshme.

Hapi 3: Zbatoni planin tuaj

Për të zbatuar një plan parapërgatitor, ju duhet të identifikoni burimet, të krijoni një plan për menaxhimin e incidenteve dhe trajnimin e punonjësve në mënyrë që ata t’i zbatojnë këto plane në mënyrë të përshtatshme. Për të mundësuar këtë ju duhet të:

  1. Menaxhoni burimet: Vlerësoni se çfarë burimesh mund t’ju nevojitet nëse do t’ju ndodhte një fatkeqësi, nga personeli deri tek pajisjet e komunikimit dhe nevojat e tjera, dhe bëni një plan për të ndihmuar biznesin tuaj në mënyrë që çdo gjë të jetë gati kur ju të keni nevojë.
  2. Përgjigjja në rast emergjencash: Kryeni vlerësimin e riskut për t’ju ndihmuar me përcaktimin e llojeve të emergjencave që ka më shumë të ngjarë që të ndodhin dhe bëni një plan për adresimin e tyre mbi se si do t’i mbrojë biznesi juaj njerëzit në ndodhen në godinë, si edhe për të stabilizuar efektet e ngjarjes.
  3. Komunikimi i krizave: Ju duhet të dini se si do t’i komunikoni mesazhet e rëndësishme punonjësve, klientëve dhe përfituesve tuaj të tjerë nëse ju godet një e papritur.
  4. Vazhdim i biznesit: Përcaktoni se si do të vazhdoni që ta drejtoni biznesin tuaj në raste emergjencash.
  5. Teknologjia e informacionit dhe mbrojtja e të dhënave. Planifikoni se si do të aksesoni sistemet e teknologjisë së informacionit dhe të dhënat elektronike pas një emergjence.
  6. Asistenca e punonjësve: Mendoni se si planifikoni që të komunikoni me punonjësit dhe të ndihmoni me mbështetjen e tyre pas një fatkeqësie.
  7. Menaxhimi i ngjarjeve: Koordinoni të gjitha përpjekjet për të menaxhuar përgjigjen e biznesit tuaj në rast emergjencash.
  8. Trajnimi: Sigurohuni që të gjithë punonjësit të dinë se çfarë duhet të bëjnë.

Hapi 4: Kryeni teste dhe prova

Testoni dhe vlerësoni planin tuaj duke kryer një shumëllojshmëri ushtrimesh për të përcatuar se sa të mirëpajisur dhe efektivë janë punonjësit tuaj. Këto teste mund të ndihmojnë për trajnimin e stafit mbi përgjegjësitë e tyre dhe vlerësimin e planeve dhe të procedurave që duhet të zbatohen.

Hapi 5: Përditësoni dhe përmirësoni planin tuaj

Rrishikoni rregullish planin tuaj parapërgatitor dhe reflektoni ndryshimet e duhura nëse e shikoni të arsyeshme. Vlerësimet e rregullta të tilla si testimet njëvjeçare apo dyvjeçare, mund të jenë të dobishme për të përcaktuar nëse plani juaj ka nevojë për përditësim apo jo. Kohët kur ju mund të keni nevojë për përditësimin e planit tuaj të vazhdimsisë së biznesit mund të përfshijnë:

  1. Pasi të keni vlerësuar përgjigjen e planifikuar të kompanisë suaj ndaj këtyre ushtrimeve dhe testimeve, përcaktoni cilat janë pikat e dobta, qoftë për vet planin apo ekzekutimin e tij. Sigurohuni që punoniësit të jetë plotësisht të trajnuar për cdo ndyrshim që mund të bëni.
  2. Në rast ngjarjesh të papritura, kryeni një analizë të hollësishme të përgjigjjes dhe kryeni përmirësimet e planit nëse është e nevojshme.
  3. Vazhdoni vlerësimet edhe gjatë kohëve të operacioneve normale. Mbani në mendje se çdo ndryshim kryesor për kompaninë apo personelin mund të ketë nevojë që të përfshijë planin e emergjencavce.

Ne shpresojmë që kompania juaj të jetë gati për të përballuar çdo emergjencë dhe që ju të siguroni vazhdimësinë e biznesit pavarësisht çdo të papriture që mund të ndodhë.

A jeni gati për të blerë?

➡SIGURONI BIZNESIN tuaj me SIGAL UNIQA nga:

✅Zjarri

✅Rrufeja

✅Eksplozioni

✅Tërmeti

✅Rrjedhja e tubacioneve

✅Thyerja e xhamave

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

#sigal #sigaluniqa #BliOnline #SigurimiBiznesit

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë