Blog

Si të mbrojmë shtëpinë nga zjarret në kohë temperaturash ekstreme dhe çfarë ndodh kur masat nuk mjaftojnë

Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë vendin javët e fundit, krahas thatësirës së zgjatur, kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve si në zona të hapura, ashtu edhe në afërsi të banesave.

Raste të tilla janë regjistruar në disa qarqe të Shqipërisë, ku flakët kanë rrezikuar jo vetëm sipërfaqe të gjelbërta, por edhe prona private.

Në këtë kontekst, ekspertët e sigurisë rekomandojnë një sërë masash parandaluese që duhet të ndërmerren nga qytetarët për të mbajtur banesat dhe pronën të mbrojtur ndaj rrezikut të zjarrit. Por përtej kujdesit individual, ajo që mbetet thelbësore është sigurimi i pronës – një mburojë reale për pasojat financiare që mund të sjellë një fatkeqësi.

 

Çfarë mund të bëjmë për të parandaluar zjarret në shtëpi?

Sipas ekspertëve të emergjencave civile, këto janë disa nga hapat më të rëndësishëm që duhet të ndërmarrim në këtë periudhë:

  • Pastroni ambientet përreth banesës. Heqja e barit të thatë, gjetheve apo mbetjeve të djegshme në oborr ose në tarracë ndihmon në shmangien e përhapjes së flakëve.
  • Mos ndizni zjarre në hapësira të jashtme, qofshin edhe për djegie mbetjesh apo për qëllime gatimi në natyrë.
  • Kontrolloni rregullisht pajisjet elektrike dhe sistemet e ftohjes, të cilat, për shkak të ngarkesës, mund të bëhen burim zjarri.
  • Pajisuni me fikëse zjarri në banesë ose biznes dhe vendosni në vende të lehtësisht të aksesueshme.
  • Ndërgjegjësoni familjarët, sidomos fëmijët dhe të moshuarit, mbi sjelljet e sigurta dhe mënyrën e reagimit në rast rreziku.

 

Kur zjarri ndodh, Sigurimi i Pronës bën diferencën

Megjithëse masat parandaluese janë të domosdoshme, asnjëra prej tyre nuk ofron garanci absolute në rast se një zjarr i papritur përfshin banesën apo biznesin tuaj. Në këto raste, sigurimi i pronës bëhet një mjet i pazëvendësueshëm për të përballuar pasojat financiare të dëmit.

SIGAL, lider i tregut të sigurimeve në Shqipëri, ofron produkte të dedikuara për mbrojtjen nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, të përshtatura për individë dhe biznese, të cilat mbulojnë:

  • Dëmet e shkaktuara nga zjarri aksidental ose i qëllimshëm
  • Rrezikun nga rrufetë, shpërthimet dhe shkëndijat elektrike
  • Dëme të ndërlidhura si pasojë e zjarreve në mjedisin përreth

Sipas të dhënave të raportuara SIGAL ka paguar miliarda lekë dëme, vetëm në sigurimet e pronës dhe automjeteve shifër që tregon jo vetëm përmasat e dëmeve të mbuluara, por edhe seriozitetin e shërbimit të ofruar.

 

Një investim i vogël për një mbrojtje të madhe

Në një kohë kur fenomenet ekstreme janë gjithnjë e më të shpeshta, mbrojtja e pronës nuk mund të mbetet në mëshirë të fatit. Një policë sigurimi, me një kosto modeste krahasuar me vlerën e banesës apo biznesit, mund të jetë diferenca mes një humbjeje të pakthyeshme dhe rifillimit të jetës normale me dinjitet.

 

📞 Për më shumë informacion mbi sigurimin e pronës nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore:
🌐 www.sigal.com.al
☎️ 0800 5555

SIGAL – Sepse shtëpia është shumë më tepër se mure. Është jeta juaj.