Me afrimin e verës, është koha ideale për të rifreskuar dhe përgatitur shtëpinë për temperaturat e larta, pushimet familjare dhe aktivitetet në natyrë. Ja disa hapa të thjeshtë që do ta bëjnë shtëpinë tuaj më të freskët, më të sigurt dhe më të organizuar gjatë muajve të verës:
- Kontrolloni sistemin e ftohjes
Sigurohuni që kondicionerët funksionojnë siç duhet. Pastroni filtrat ose zëvendësojini nëse është e nevojshme. Një sistem ftohjeje efikas rrit komoditetin dhe ul shpenzimet e energjisë.
- Pastroni dritaret dhe mbrojtëset e diellit
Larja e dritareve lejon më shumë dritë natyrale dhe përmirëson atmosferën në shtëpi. Kontrolloni perdet dhe grilat për pluhur dhe zëvendësoni ato që janë dëmtuar.
- Kontrolloni për rrjedhje uji dhe lagështi
Shikoni nën lavamanë, pranë ngrohësve të ujit apo në bodrum për shenja lagështie. Lagështia mund të shkaktojë myk ose dëmtime strukturore gjatë verës.
- Organizoni ambientet e jashtme
Pastrim i ballkonit, verandës apo kopshtit e kthen hapësirën e jashtme në një vend ideal për pushim dhe darka verore. Rregulloni mobiliet e jashtme dhe shtoni ndriçim dekorativ.
- Ruani sendet e dimrit
Mbështillni ose magazinoni veshjet e rënda, batanijet dhe qilimat e trashë për të liruar hapësirë dhe për të sjellë një ndjesi më të freskët në ambiente.
- Kontrolloni mbrojtjen nga insektet
Verifikoni rrjetat e dritareve dhe dyerve për ndonjë dëmtim. Përdorni produkte natyrale ose teknologji të zgjuara për mbrojtje kundër mushkonjave dhe insekteve të tjera.
- Siguroni shtëpinë tuaj për sezonin e pushimeve
Nëse planifikoni udhëtime, kontrolloni sigurinë: dyert, alarmet, kamerat dhe… sigurisht, sigurimin e shtëpisë! Një siguracion i mirë ju jep qetësi ndërsa jeni larg.