Qoftë nëse kohët e fundit keni marrë rrogën tuaj të parë apo tashmë ju keni disa kohë që po punoni, të mësoni se si të menaxhoni paratë tuaja mund të jetë një nga vendimet më të mira që mund të merrni për veten. Buxhetimi mund të jetë kompleks, veçanërisht kur filloni të mendoni për gjëra të tilla si: kursimi për një një parapagim për një shtëpi që mund t’ju nevojitet, kursimi për pensionin dhe pagesën e siguracineve. T’i japësh vetes kohë të mjaftueshme për të ngritur një buxhet personal është një mënyrë e mirë për të filluar.
Këtu do të gjeni disa këshilla për t’ju ndihmuar që të krijoni buxhetin tuaj të parë, si edhe për marrjen e vendimeve financiare, të cilat do t’ju ndihmojnë që t’i zbatoni ato.
1. Rishikoni shpenzimet tuaja aktuale
Fillojeni duke rishikuar deklaratën tuaj bankare dhe atë të kartave të kreditit për të vlerësuar shpenzimet dhe të ardhurat tuaja mujore. Duke bërë këtë do të jeni në gjendje që të ndiqni çdo shpenzim që po kryeni çdo ditë për të parë se cilat kosto mund të shkurtoni. Për shembull, ju mund të mendoni se 200 lek për një gotë qumësht nuk është edhe aq shumë para, por 200 lek për 365 ditë do të thotë një shpenzim prej më shumë sesa 70,000 lekë. Duke u treguar të vëmendshëm për çdo shpenzim, do të shikoni se si këto shpenzime të vogla mudn të prekin buxhetin dhe llogarinë tuaj bankare me kalimin e kohës.
2. Konsideroni përdorimin e rregullit 50-20-30
Kur të krijoni buxhetin tuaj të parë, prestigjozja ‘Forbes’ na sugjeron: përdorimin e rregullit 50-20-30, i cili është një buxhet me tre kategori. E para, përcaktoni 50% të të ardhurave tuaja për shpenzimet thelbësore, të tilla si qiraja, faturat e dritave dhe të ujit apo edhe pagesa të tjera të përmuajshme. E dyta, përcaktoni 20% të të ardhurave tuaja për objektivat tuaj financiar, të tillë si kursimet, pagesa e një borxhi ose për investime. E treta, mbetja prej 30% mund të përdoret për shpenzimet e tjera të lira sipas zgjedhjes dhe nevojave tuaja, të tilla si të një darkë jashtë, të shkosh me pushime apo për shpenzime të tjera jo thelbësore.
3. Fokusohuni tek kursimi
Të kursesh para për një ditë me shi dhe për një periudhë më afatgjatë janë thelbësore për të një buxhet të suksesshëm. Këtu, një ide e mirë është të ngrini një Fond Emergjencash për të përballuar shpenzimet e papritura të jetës, të tilla si riparimet e makinës, apo faturat mjekësore. Gjithashtu, ndonëse pensioni mund të jetë dekada larg, do të ishte mirë që të filloni të kurseni sa më herë që të jetë e mundur. Rekomandohet që të filloni në të 20-at tuaja, duke kursyer nga 10% deri në 15% të të ardhurave të tuaja në një llogari të posaçme për pensionin.
4. Paguani borxhet
Qoftë nëse keni borxhe të lidhura me një kartë krediti apo një kredi për shtëpi, shkollë apo të tjera, mos harroni se interesat e parave që ju i keni marr borxh do të akumulohen shpejt, e duke shtuaredhe më tej borxhin tuaj. Likuidimi i borxheve duhet të jetë prioriteti juaj i parë. Ulja dhe/ose eliminimi i borxhit/eve mund t’ju ndihmojë në rritjen e sigurisë suaj financiare dhe për pasojë për reduktimin e stresit në jetën tuaj.
5. Përdorni instrumentet dhe aplikacionet online
Duke filluar nga shërbimet dhe aplikacionet financiare dhe bankare online të disponueshme, ekzistojnë një sërë instrumente të ndryshme dhe praktike të cilat mund t’ju ndihmojnë për menaxhimin më të mirë, më të lehtë dhe më efiçient të finanacve tuaja.
Përcaktimi dhe zbatimi i një buxheti nuk ka përse të kthehet në diçka mbytëse për ju. Por duke përcaktuar dhe zbatuar disa zakone të shëndetshme financiare, ju do të jeni në gjendje që t’i mbani financat tuaja në shinat e duhura.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
- VIDEO/ ‘Tetori Rozë’ në SIGAL UNIQA! Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur
- SIGAL UNIQA, mes Top 100 kompanive në Shqipëri/ E para në sigurime
- Sa e rëndësishme është të keni makinën e siguruar?
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.