Kriza e pandemisë e ka ekzagjeruar konsiderueshëm fenomenin e vetmisë. Cilat mund të jenë disa nga mënyrat më efektive për përballimin e saj?
Vetmia ka shumë fytyra dhe shpesh ne nuk e dallojmë menjëherë. Vetmia mund të shfaqet gjithashtu edhe nëpërmjet simptomave fizike duke filluar nga presioni i lartë i gjakut deri tek dhimbja fizike konkrete, të paktën kjo është ajo çka na thonë psikiatrit.
Tani është mëse e qartë: “Një fenomen i përhapur gjerësisht në parë, por që tani është bërë edhe më i dukshëm nga kriza e Koronës. Kur njerëzve u kërkohet që të reduktojnë kontaktet e tyre personale me njerëzit e tjerë, sot vëmë re se gjithnjë edhe më shumë njerëz të cilët nuk kanë më kontakte personale. Vetmia po rritet dhe ajo nuk prek vetëm të moshuarit.”
Megjithatë, ajo çka është më e rëndësishme është që njerëzit të ndërmarrin masa për ta përballuar vetminë në mënyrë efektive. Në shoqërinë tonë që është e orientuar nga performanca thuhet se, njerëzit e vetmuar nuk mund t’ia dalin vetëm. Vetmia është thjesht po aq natyrale sa uria apo etja. Vetmia mund të çojë gjithashtu në dëmtimin e shëndetit. Sepse në rastin më të keq, vetmia mund t’ju sëmurë.
Vetmia si një impuls për të vepruar
Ndjenja e vetmisë ka rrënjë evolucionare. Njerëzit janë kafshë të shoqërueshme dhe gjatë historisë së tyre kanë mësuar se ata mund të mbijetojnë vetëm në grup. Nëse ky grup mungon, psikika dërgon një alarm të quajtur vetmi: “Në parim, është e njëjta gjë si me urinë dhe etjen. Në çdo rast, ka një defiçiencë dhe siç na tregon vet natyra jonë të gjitha këto gjëndje shkaktojnë ndjenja të pakëndshme sepse ndjenjat e pakëndshme na japin impulsin për të bërë diçka rreth saj.
Për më tepër: “Nëse e pranoni se jeni të vetmuar, ju tashmë keni hedhur hapin e parë me atë të së cilit mund të vendosni se si të përballoni vetminë, qoftë kjo nëpërmjet provimit të zgjidhjeve konstruktive dhe mënyra të tjera për të dalë nga vetmia apo nëse do të përpiqeni për të eliminuar dhe kompensuar simtomat – për shembull me “zëvendësimin e marrjes së kënaqësisë” me gjëra të tilla si rritja e konsumimit të ushqimit, të alkoolit dhe të drograve, si një mënyrë për t’u përpjekur për të mbuluar sinjalet fizike dhe psikologjike.
Të jetuarit në mënyrë të vëtëdijshme
Por: Si mund ta përmbush nevojën për njerëz të tjerë? Veçanërisht nëse jeni pak të turpshëm për të hyrë në kontakt me njerëzit e tjerë? Ndihmoni të tjerët! Studimet kanë treguar se, ata që dalin vullnetar ka më pak të ngjarë që të ndjehen të vetmuar. Një arsye për këtë është që të bëni punë vullnetare dhe kjo do t’ju bëj që të jeni automatikisht në kontakt me njerëz të tjerë. Në krahun tjetër, puna e rregullt vullnetare ju jep gjithashtu një strukturë ditore dhe i jep kutpim vetë jetës, dy faktorë gjithashtu të rëndësishëm për shmangien e vetmisë.
Kontaktet sociale në kompani dhe shoqata
Një pjesë e mirë e ndërveprimeve tona ndodhin në punë, në fund të fundit ne kalojmë një pjesë të madhe të ditës sonë me njerëzit në punë, të paktën në kohët e jo Koronës. Rrjedhimisht, është e rëndësishme që të ruani këto kontakte po ashtu. Për shkak të periudhave të mbylljes dhe/ose izolimit, shumë njerëz mund të punojnë nga shtëpia, dhe shumë nga këto ndërveprime sociale nuk ndodhin. Nëse e vini re se ju mungon diçka e tillë, ju duhet të kërkoni për alternativa të tjera.
Një kafshë shtëpiake
Një kafshë mund të jetë një mbështetje për këdo që e ka të vëshirë që t’i afrohet njerëzve. Një kafshë shtëpiake mund të jetë një shoqërues shumë i mirë për vetminë. Ju ndërveproni me kafshën dhe ju mund të shkëmbeni gjithashtu ide për kafshët me njerëz të tjerë që kanë kafshë. Fqinjët i japin këshilla njëri-tjetrit kur një mace është sëmurë. Dhe kur dilni shëtitje me qenin, automatikisht ju do të takoheni me njerëz të tjerë që kanë kafshë dhe me të cilët mund të ndërveproni. Edhe ndërveprime të tilla të shkurtra mund t’ju japin ndjesinë që jeni në kontakt me botën. Dhe shpesh kjo mjafton për t’ju bërë të ndjeheni më pak të vetmuar.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.