Blog

SI TË ARGËTOHEMI NË KOHË KUFIZIMI LËVIZJEJE

Koha e leximit: 3 minuta

Ruajtja e një gjendje të mirë humori, shëndeti mendor dhe fizik, mbajtja e kontaktit me miqtë…si po ia kalojnë burrat dhe gratë në këto kohë kufizimesh në lëvizje?

Kufizimi i lëvizjeve po dalëngadalë po kthehet në diçka të mërzitshme: Nevoja dhe dëshira për normalitet dhe fundin e kufizimeve kërkon një dozë të mirë qëndrese. Ne kemi kërkuar për disa ide krijuese mbi se si të krijoni një atmosferë të mirë tani. Më poshtë do të gjeni 9 top rezultatet.

1. Dëgjoni dokumentarë/podcasts të ndryshëm sipas interesave tuaja

Një seri dokumentarësh/podcastesh mund të krijojnë një farë atmosfere në dhomën e ndenjes. Dokumentarë që mund të jenë të përshtatshëm për të gjithë, që ndjehen vetëm dhe që dëshirojnë të mësojnë diçka virtualisht së bashku mbi divan.

2. Mësoni gjëra të reja me kurse online

Tani është koha për të filluar të mësni diçka që keni dashur gjithmonë që ta mësoni. Gjithashtu ju mund ta bëni këtë në mënyrë të mrekullueshme me leksionet online.

3. Udhëtimi kulinar

Dëshira për të udhëtuar mund të përjetohet gjithashtu në mënyrë kulinare: gatimi në shtëpi i një pjate nga një vend tjetër, eksperimentimi, provimi i gjërave të reja.

4. Sistemimi  

Sistemoni, organizoni dhe flaksni tutje gjërat që nuk ju shërbejnë më. Çdo gjë që nuk ju nevojitet më dhe që nuk është e mirë për ju duhet flakur.

5. Piknik tematik mbi dysheme

Ju mund të gjeni ide krijuese me tematika familjare të cilat mund të ofrojnë farë varieteti: për shembull, gatimi, të shikoni një film, të hapni lazanja me muzikë italiane të gjithë së bashku etj.

6. Zbuloni vënde të reja në zonën tuaj

Tani njerëzit dalin për shëtitje më shumë sesa kurrë më parë. Ju mund të largoheni në mënyrë të vetëdijshme nga shtëpia dhe të eksploroni gjëra të reja për të bërë.

7. Rutina dhe risia  

Rutina mund të ndihmojë ata që kanë tendencën të harxhojnë kohë. Si mendoni, për shembull, për një shëtitje çdo fundjavë?

8. Zbuloni artin në hapësira publike

Fatkeqësisht, aktualisht arti dhe kultura po neglizhohen. Këshillë: Mund të përpiqeni të zbuloni gjëra të vogla të cilat mund të jenë duke ndodhur në hapësira publike.

9. Broshura e mirënjohjes

Për të qenë të vetëdijshëm që gjërat nuk po shkojnë aq keq saç mendoni, shkruani tre gjëra çdo mbrëmje që ishin me të vërtetë të këndshme apo argëtuse gjatë ditës dhe për të cilat ju ndjeheni mirënjohës.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë