
Njerëzit po jetojnë më gjatë, kanë më shumë sëmundje kronike, rrjedhimisht edhe shpenzime më të larta të kujdesit shëndetësor. Tani reth 33 përqind e popullatës së rritur në Mbretërinë e Bashkuar kanë një sëmundje kronike, ndërsa 60 përqind e amerikanëve të rritur vuajnë nga sëmundje të ngjashme.
Dallimi i dukshëm ndërmjet dy vendeve mund të jetë i vërtetë, që mund të jetë si rezultat i përkufizimeve të ndryshme mjekësore që ato përdorin ose që mund të reflektojë një përqasje më agresive të trajtimit tipik të sistemit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është i udhëhequr nga fitimi.
Të gjitha këto do të jenë diçka e mirë për të gjitha sistemet shëndetësore private, por me kusht që, pacientët të gjejnë paratë e nevojshme për trajtimin ose për të paguar primet e siguracioneve shëndetësore të tyre. Por për sistemet shëndetësore të financuara nga taksapaguesit (skemat kombëtare të shëndetit publik janë standarde në shumicën e shoqërive të zhvilluara jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës), rritja e numrit të pacientëve të moshuar dhe rritja e kostove të teknologjisë së kujdesit shëndetësor me siguri që do të thotë më shumë racionim të kujdesit shëndetësor, një presion më të madh mbi çmimin e ilaçeve dhe mbi burimet mjekësore të kufizuara.
Numri i lartë i njerëzve të moshuar me sëmundje kronike – me ato sëmundje të cilat nuk kurohen kurrë, por që vetëm menaxhohen të tilla si artriti, diabeti, hipertensioni etj – nuk kanë ekzistuar kurrë në çdo shoqëri më parë. Më parë shumica e të moshuarve tanë kanë vdekur përpara se të arrinin në pikën ku të kishin nevojë për kujdes shëndetësor të vazhdueshëm. Ky grup i madh të moshuarish me pacientë të sëmurë në mënyrë kornike do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme dhe e paprecedentë mbi sistemet shëndetësore të financuara nga taskapaguesit.