Blog

SI PO RIFORMËSËSOHET MJEKËSIA NGA PLAKJA E SHPEJTË E POPULLSISË NË BOTËN E ZHVILLUAR

Gjenerata e “bumit” të bebeve tashmë është afër moshës së hershme të daljes në pension dhe në disa vende të zhvilluara ata që janë mbi 65 vjeç, për herë të parë, ia kalojnë në numër të gjitha gjeneratave të tjera.

Njerëzit po jetojnë më gjatë, kanë më shumë sëmundje kronike, rrjedhimisht edhe shpenzime më të larta të kujdesit shëndetësor. Tani reth 33 përqind e popullatës së rritur në Mbretërinë e Bashkuar kanë një sëmundje kronike, ndërsa 60 përqind e amerikanëve të rritur vuajnë nga sëmundje të ngjashme.

Dallimi i dukshëm ndërmjet dy vendeve mund të jetë i vërtetë, që mund të jetë si rezultat i përkufizimeve të ndryshme mjekësore që ato përdorin ose që mund të reflektojë një përqasje më agresive të trajtimit tipik të sistemit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është i udhëhequr nga fitimi.

Të gjitha këto do të jenë diçka e mirë për të gjitha sistemet shëndetësore private, por me kusht që, pacientët të gjejnë paratë e nevojshme për trajtimin ose për të paguar primet e siguracioneve shëndetësore të tyre. Por për sistemet shëndetësore të financuara nga taksapaguesit (skemat kombëtare të shëndetit publik janë standarde në shumicën e shoqërive të zhvilluara jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës), rritja e numrit të pacientëve të moshuar dhe rritja e kostove të teknologjisë së kujdesit shëndetësor me siguri që do të thotë më shumë racionim të kujdesit shëndetësor, një presion më të madh mbi çmimin e ilaçeve dhe mbi burimet mjekësore të kufizuara.

Numri i lartë i njerëzve të moshuar me sëmundje kronike – me ato sëmundje të cilat nuk kurohen kurrë, por që vetëm menaxhohen të tilla si artriti, diabeti, hipertensioni etj – nuk kanë ekzistuar kurrë në çdo shoqëri më parë. Më parë shumica e të moshuarve tanë kanë vdekur përpara se të arrinin në pikën ku të kishin nevojë për kujdes shëndetësor të vazhdueshëm. Ky grup i madh të moshuarish me pacientë të sëmurë në mënyrë kornike do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme dhe e paprecedentë mbi sistemet shëndetësore të financuara nga taskapaguesit.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë