
Pjesa e zbritshme
Pjesa e zbritshme që ju duhet të paguani përpara se siguruesi juaj të hapë një praktikë dëmi, mund të jetë një faktor që ndikon në përcaktimin e shumës që ju duhet të paguani për primin vjetor të sigurimit të shtëpisë suaj. Tipikisht, primi juaj do të jetë më i ulët, nëse ju do të zgjidhni një pjesë të zbritshme të lartë.
Historia e sigurimit
Historia juaj e sigurimit mund të prekë llojet e mbulimit që ju do të jeni në gjendje që të blini, si edhe nivelet e primit. Disa faktorë që mund të prekin primet janë:
- Shpeshtësia e dëmeve
- Mbulimi i vazhdueshëm (disa apo asnjë periudhë pa sigurim)
Vendndodhja
Një nga faktorët e për vendosjen e çmimit të policave të sigurimit, janë llojet e dëmeve që kanë ndodhur në lagjen tuaj. Këto janë gjëra më specifike sesa vendndodhja e shtëpisë suaj, si për shembull, sa afër jeni ju me zjarrfikësit dhe a jetoni në një zonë që ka shërbim profesional të zjarrfikjes apo është diçka vullnetare? Këto që të gjitha do të ndikojnë në primin e sigurimit që ju duhe të paguani. Për më tepër, vendndodhja gjeografike, të tilla si afërsia me bregdetin, mund të jetë gjithashtu një faktor që do të ndikojë mbi primin.
Zotërimet personale
Zotërimet tuaja personale në disa raste mund të mbulohen me një policë sigurimi standarde të shtëpisë. Si me llojet e tjera të mbulimit, edhe këtu do të aplikohen limite të përcaktuara. Llojet dhe vlera e zotërimeve tuaja personale, mund të ndihmojë në përcaktimin e mbulimeve shtesë, të tilla si gjërat tuaja personale.
Lloji i shtëpisë
Lloji i shtëpisë në të cilën jetoni, gjithashtu mund të jetë një faktor në primin tuaj. Metrat kator, materialet e ndërtimit të shtëpisë dhe vjetëria e godinës janë midis faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë në përcaktimin e kostos së primit.