Blog

SI PËRCAKTOHEN PRIMET E SIGURIMIT?

Përpara se të filloni kërkimin dhe krahasimin e çmimeve (primit) të sigurimit, ju mund të keni nevojë që të mësoni pak më shumë për gjërat më bazike. Çdo individ ka situata dhe rrethana unike, të cilat mund të influencojnë vendimin tuaj në përzgjedhjen e policës së sigurimit. Këtu do të gjeni disa faktorë që do t’ju ndihmojnë për të përcaktuar se çfarë lloj police sigurimi është e duhura për ju dhe se cila është shuma që ju duhet të paguani.

Pjesa e zbritshme

Pjesa e zbritshme që ju duhet të paguani përpara se siguruesi juaj të hapë një praktikë dëmi, mund të jetë një faktor që ndikon në përcaktimin e shumës që ju duhet të paguani për primin vjetor të sigurimit të shtëpisë suaj. Tipikisht, primi juaj do të jetë më i ulët, nëse ju do të zgjidhni një pjesë të zbritshme të lartë.

Historia e sigurimit

Historia juaj e sigurimit mund të prekë llojet e mbulimit që ju do të jeni në gjendje që të blini, si edhe nivelet e primit. Disa faktorë që mund të prekin primet janë:

  • Shpeshtësia e dëmeve
  • Mbulimi i vazhdueshëm (disa apo asnjë periudhë pa sigurim) 

Vendndodhja

Një nga faktorët e për vendosjen e çmimit të policave të sigurimit, janë llojet e dëmeve që kanë ndodhur në lagjen tuaj. Këto janë gjëra më specifike sesa vendndodhja e shtëpisë suaj, si për shembull, sa afër jeni ju me zjarrfikësit dhe a jetoni në një zonë që ka shërbim profesional të zjarrfikjes apo është diçka vullnetare? Këto që të gjitha do të ndikojnë në primin e sigurimit që ju duhe të paguani. Për më tepër, vendndodhja gjeografike, të tilla si afërsia me bregdetin, mund të jetë gjithashtu një faktor që do të ndikojë mbi primin.

Zotërimet personale

Zotërimet tuaja personale në disa raste mund të mbulohen me një policë sigurimi standarde të shtëpisë. Si me llojet e tjera të mbulimit, edhe këtu do të aplikohen limite të përcaktuara. Llojet dhe vlera e zotërimeve tuaja personale, mund të ndihmojë në përcaktimin e mbulimeve shtesë, të tilla si gjërat tuaja personale.

Lloji i shtëpisë

Lloji i shtëpisë në të cilën jetoni, gjithashtu mund të jetë një faktor në primin tuaj. Metrat kator, materialet e ndërtimit të shtëpisë dhe vjetëria e godinës janë midis faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë në përcaktimin e kostos së primit.

 

 

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë