Dita më e mirë për të filluar është sot!
Sa shumë rekomandohen ushtrimet dhe sporti?
Ekspertët rekomandojnë 10,000 hapa ecje në ditë si baza e një stili të shëndetshëm jetese. Në total, këto hapa korrespondojnë me 45 deri në 60 minuta. Për më tepër, ju duhet të ushtroheni në një sport siç duhet 2 deri në 4 herë në javë për të paktën 30 minuta aktivitet sportiv. Është thelbësore që shumë muskuj të digjen dhe të djersijnë.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si të tranformoheni me sukses nga një ‘patate divani’ në ‘një njësh’ në sport:
Gjeni sportin e duhur që është argëtues dhe ku ka varietete
Sa më shumë që të argëtoheni ju nga sportet, aq më i madh do të jetë motivimi juaj. Jo të gjithë janë vrapues apo ‘yogi’. Gjeni një sport që ju pëlqen me të vërtetë dhe që përshtatet me ju. Kjo është mënyra e vetme për tu garantuar që të jeni të shëndetshëm në një periudhë afatgjatë dhe që gjithashtu të arrini edhe progres. Ju mund të provoni gjithashtu diçka të re, ose të testoni lloje të ndryshme sporti përpara se të vazhdoni më tej. Për shembull, shumë klube dhe studio ofrojnë periudha prove pa pagesë.
Këshillë: Kthehuni prapa në fëmijëri. Çfarë ju pëlqente në atë kohë? Një shtysë tjetër motivuese është nëse do të ndryshoni programin tuaj të trajnimit në intervale të rregullta ku do të ketë edhe më shumë varietete.
Sillni më shumë lëvizje në jetën tuaj të përditshme
Ka kaq shumë mënyra për ta bërë jetën tuaj të përditshme shumë më sportive dhe të shëndetshme. Bëjeni ushtrimin një pjesë natyrore të jetës suaj. Si për shembull, ngjisni shkallët në vend të marrjes së ashensorit, shkoni në punë me biçikletë dhe jo me autobuz, zbrisni nga autobuzi një stacion përpara dhe bëjeni stacionin tjetër që do ta kishit bërë me autobuz në këmbë për të shkuar në shtëpi. Ose bëni një shëtitje të shkurtër gjatë pushimi tuaj të drekës.
Organizoni takime trajnimi me veten
Çdo gjë që është e fiksuar me të shkruar dhe që është në ditar është më bindëse. Rrjedhimisht, shkruani gjithashtu edhe ditët tuaja të trajnimit qoftë në studio, klub, me një trainer apo me veten në kalendar. Në të njëjtën mënyrë siç bëni me takimet e doktorit. Ruajini këto orare sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo do t’i japë çasteve tuaja një vlerë më të lartë.
Gjeni vendndodhje të afërta trajnimi
Nëse ju duhen shumë përpjekje për të shkuar tek vendi i trajnimit, kjo mund të jetë një pengesë madhore. Zgjidhni sportet që mund të kryhen në çdo kohë, kudo dhe që janë afër vendit ku ju punoni dhe jetoni.
Shënjëstroni objektiva realiste
Ju mund t’i arrini objektivat tuaj në hapa të vegjël dhe të menaxhueshëm. Nëse objektivi është shumë i madh, ai do të duket i paarritshëm dhe shumë shpejt motivimi juaj do të zhduket. Ndajeni kohën tuaj të trajnimit në faza dhe përpiquni që t’i bëni sukseset e menjëhershme lehtësisht të matshme.
Ushtrohuni me miq
Lëvizjet janë shumë më shumë argëtuese kur jeni dy perosna ose në ekip: ju kaloni kohë bashkë, shkëmbeni ide ndërsa jeni duke bërë sport dhe kështu riktheheni në rrugën e duhur së bashku. Dhe nëse e dini që partneri juaj i trajnimit është duke pritur, ju do ta kapërceni vetveten në çastet kur do të jeni më pak entuziastë për t’u ushtruar.
Sportet janë numri 1 për djegien e kalorive dhe ‘vrasjen’ e celuliteve
Kjo duhet të mjaftojë si motivim: mëkate të vogal lidhur me udhqyerjen mund të kompensohen me shumë ushtrime sportive. Një masë më e madhe muskulore ju ndihmon që të digjni në shumë energji duke ndenjur sesa dikush që nuk është duke u ushtruar dhe që ka pak muskuj. Sportet që djegin shumë kalori janë ato që na bëjnë që të djersijmë më shumë, që përfshijnë shumë lëvizje të trupit dhe nivele të larta force. Vet çehrja juaj do të përfitojë gjithashtu nga një stil më i shëndetshëm dhe sportiv jetese. Nëse keni më pak qeliza të fryra dhjami dhe më shumë muskuj që shtyjnë nën shtresat e lëkurës, ju do të keni gjithashtu një lëkurë më të fortë dhe me më pak shenja.
Shpërblejeni veten
Blini diçka të re në fillim të trajnimit tuaj me të cilën do t’ju pëlqente që të trajnoheshit. Këto mund të jenë këpucë të reja, një komplet i ri sportiv trajnimi ose disa vegla trendi. Trajtojeni vetveten me diçka të mirë sërish nëse ngecni në një periudhë të caktuar ose nëse keni ndalur për një cast. Po sikur ti çoni një sms parukires tuaj për një takim apo të blini një bluzë të re për vrap?
Thuajin atyre që ju rrethojnë që ju jeni duke u trajnuar
Ndani me të gjithë rrethin tuaj miqësor që nga tani e tutje ju do të ushtroheni rregullisht dhe do të ndryshoni stilin tuaj të jetesës. Nëse objektivat tuaja të trajnimit janë të suksesshme, ju do të fitoni më shumë vlerësim dhe admirim për atë që jeni duke arritur.
Ushtrimi së bashku në çift mund të përmirësojë marrëdhënien tuaj
Si mendoni për aktivitete të përbashkëta? A ndodh në jetën tuaj të përditshme që ju të dy të uleni bashkë në një divan përpara TV apo që të dilni për të ngrënë jashtë me raste? Provojeni që ta bëni këtë gjë edhe me ushtrimin në aktivitete sportive së bashku. Kjo do të jetë diçka argëtuese, gjithashtu do të kontribuojnë në forcimin e partneritetit tuaj. Sportet e qëndresës në ajër të pastër janë veçanërisht të përshtatshëm: vrapimi, noti, golfi, pedalimi ose ‘hiking’.
Nëse nuk keni asnjë problem me rivalitetin në partneritet, ju mund të zgjidhni gjithashtu një sport që mund ta luani shumë mirë kundër njëri-tjetrit, si për shembull, tenis në fushë, ose tenis tavoline.
Një pikë shtesë në sport është që përgatitja fizike dhe ushtrimi i rregullt jo vetëm që ju bëjnë më të shëndetshëm, më të hollë dhe më të lumtur, por gjithashtu edhe më tërheqës. Sportet i japin jetë gjithashtu edhe seksit. Studimet tregojnë se, sporti stimulon performancën seksuale si edhe argëtimin gjatë seksit.
Ushtrimi në sport çliron tensionin dhe stresin
Stres në punë? Keni problem me të dashurin ose me të dashurën? Apo thjesht jeni shumë të frustruar gjatë ditës? Atëherë kërkoni për një sport në të cilin të mund të punoni me të vërtetë dhe që ta shtyni vetveten që të kapërceni limitet tuaja, p.sh., ‘crossfit’, boks etj. Nëse do të ushtroheni me të vertetë kur do të jeni duke bërë aktivitet sportiv, ju do të ndjeheni si një person i ri.
Merrni ndihmë profesionale
Nëse asgjë nuk funksionon dhe ju nuk ia dilni që të motivoni vetveten në asnjë mënyrë, gjëja më e mirë për të bërë është që të kërkoni ndihmë profesionale nga një ekspert sporti ose ushqyerje. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse planifikoni që të bëni një ndryshim madhor në stilin tuaj të jetesës, të tillë si, për shembull, të lini duhanin, apo të bini në peshë. Kilogramët tuaj do të bien më shpejt nëse do të kombinoni të ngrënit e shëndetshëm me mjaftueshëm ushtrime.
Është mirë që të filloni menjëherë!
Çdokush që mendon shumë gjatë është duke humbur kohë të çmuar. Dilni jashtë në ajër të pastër dhe mendoni për atë që dëshironi që të provoni ose që të ndryshoni në situatën tuaj aktuale gjatë një shëtitje të shkurtër.
DITA MË E MIRË PËR TË FILLUAR ËSHTË SOT!
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore