Blog

SI DUHET TË VEPRONI PËR TU DËMSHPËBLYER NË RAST DËMI PËR SIGURACIONIN E DETYRUESHËM TË MAKINËS BRENDA SHQIPËRISË (TPL)?

Në rast dëmi motorik me vlerë mbi 30,000 Lekë

Nëse përfshiheni në një aksident dhe sido që të jetë situata:

  • Ruani qetësinë në çdo çast;
  • Mos e lëvizni mjetin e aksidentuar;
  • Beni foto me targa të mjeteve në vendin e ngjarjes;
  • Mos pranoni fajësinë, në rast se nuk jeni fajtor!
  • Njoftoni dhe prisni ardhjen e Policisë Rrugore për ekspertizën e vendngjarjes;
  • Njoftoni kompaninë tuaj të sigurimeve.

Nëse keni sigurimin TPL të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të Trajtimit të Dëmeve Motorike të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Drejtorinë e Përgjithshme është:

Kërkesa për dëmshpërblim

  • Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen ose Vendimi i formës së prerë i gjykatës (Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen), Akti i ekspertimit autoteknik kur në aksident rezultojnë dëme shëndetësore;
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksident(e), në vendin e ngjarjes;
  • Fotografi të mjeteve/objektit të përfshirë në aksident;
  • Formulari i Vërtetimit Miqësor të Ngjarjes;
  • Leja e qarkullimit të mjetit/dokument pronësie objekti;
  • Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certfikata e kontrollit teknik;
  • Autorizim përdorimi (nëse nuk jeni pronar i mjetit);
  • Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat;
  • Deklarata e të dëmtuarit;
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga siguruesi.

Në rast dëmi motorik me vlerë deri në 30,000 Lekë

Për aksidentet rrugore nëse ka dëme ndaj pronës të cilat konsiderohen në vlerë deri 30,000  (tridhjetëmijë) lekë, ju mund ta zgjidhni ndërmjet palëve duke plotësuar Raportin Evropian të Aksidenteve, plotësimi i këtyre të dhënave konsiderohet kërkesë për dëmshpërblim dhe shoqërohet dhe me dokumentet si më poshtë:

  • Fotografi në momentin e aksidentit para lëvizjes së mjeteve nga një distancë e afërt dhe e largët (dëmtimin e mjeteve, gjurmët e frenimit, mbeturinat e rëna në rrugë) dhe gjurmët e rëndësishme si pozicioni i mjeteve, i rrotave etj.)
  • Fotografi të mjeteve të dëmtuara në mënyrë të qartë, pjesët e dëmtuara dhe targën e mjeteve;
  • Dokumentet e identifikimit të palëve të përfshira në aksident (ID);
  • Dokumentet e mjeteve dhe drejtuesve të tyre (leje qarkullimi, leje drejtimi, kopje e policave të sigurimit).

Kujdes!

  • Mungesa e fotografive kërkon ekspertizën e mjetit të dëmtuar nga ana e shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.
  • Rekomandojmë që Raportin Evropian të Aksidentit ta mbani në automjetin tuaj.
  • Plotësoni me saktësi të dhënat e formularit dhe mbani parasysh që mashtrimi në sigurime është vepër penale.

 Çfarë përmban formulari që duhet plotësuar në vendin e aksidentit:

  1. Përdorni vetëm një Raport Evropian të ngjarjes për 2 mjete në secilin rast (2 për 3 mjete, etj). Pak rëndësi ka kush e jep vërtetimin miqësor dhe kush e plotëson atë. Preferohet të përdorni një stilolaps për të shkruar dhe shkruani në mënyrë të tillë që kopja të jetë plotësisht e lexueshme. Ky formular përdoret për trajtimin e një kërkese për dëmshpërblim vetëm pranë një shoqërie sigurimi.

 

  • Gjatë plotësimit të Raportit Evropian të Aksidentit për t’iu përgjigjur pyetjeve të rubrikave, mbani parasysh si më poshtë:
  • në rubrikën 8 përdorni dokumentat tuaja të sigurimit (kontrata e sigurimit ose kartoni jeshil);
  • në rubrikën 9 përdorni lejen tuaj të drejtimit (patenta e shoferit);
  • në rubrikën 10 tregoni me saktësi pikën e goditjes fillestare;
  • në rubrikën 12 vendosni një kryq (x) në kuti në drejtim të secilës prej rubrikave të rrethanave (nga nr. 1 deri në nr. 17) , që i përkasin aksidentit dhe tregoni gjithashtu numrin e shkaqeve të nënvizuar;
  • në rubrikën 13 bëni një skicë të aksidentit, drejtimi i lëvizjes dhe pozicioni i mjeteve.

 

  1. Nënshkruani së bashku me drejtuesin e mjetit tjetër Raportin Evropian të Aksidentit.

 

  1. Pagesa e dëmit nga shoqëria e sigurimit sipas Raportit Evropian të Aksidentit, shuan detyrimin e shoqërisë për pretendime të tjera lidhur me vlerën e dëmit.

 

  1. Depozitoni këtë dokument pa vonesë brenda 5 ditëve nga data e aksidentit, tek siguruesi përgjegjës.

Kujdes!

Trajtimi dhe pagesa e dëmshpërblimit nga shoqëria e sigurimit sipas Raportit Evropian të Aksidenteve, të nënshkruar nga dy drejtuesit, pa marrjen e procesverbalit të konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore, shuan detyrimin e shoqërisë për pretendime të tjera mbi vlerën 30,000 lekë, sipas nenit 14, të Ligjit 32/2021.

Raporto dëm TPL në link më poshtë:

Per te njoftuar demin duhet te Logoheni. Nese nuk keni account,ju lutemi te Rregjistroheni

https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/Menu/Sherbime-dhe-kontakte/RaportoDemTPL.aspx

Hapat pas marrjes së kërkesës së dëmit:

  • Procedura e trajtimit të dëmit kryhet sipas kërkesave dhe brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore, rregullatore dhe kushtet e secilës kontratë nga Departamenti i Trajtimit të Dëmeve Motorike të SIGAL UNIQA do të vlerësojë dhe analizojë dëmin(et) e pësuara;
  • Vendimi për vlerën e dëmit deri në 100.000 lekë, do të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi – brenda 14 ditë nga momenti i dorëzimit të të gjithë dokumenteve të këkruara nga shoqëria e sigurimit;
  • Ndërsa për vlera mbi 100.000 lekë afati trajtimit deri në një muaj nga data e kërkesës;
  • Klienti informohet mbi vlerën përkatëse të dëmit bazuar në aktin e ekspertimit;
  • Klienti bie dakord dhe nënshkruan Deklaratën e Pranimit të Vlerës dhe mbylljen e rastit;
  • Kryerja e pagesës brenda 14 ditëve pas nënshkrimit të Deklaratës së Pranimit të Vlerës.

Qendra e Asistencës 24/7 për klientët:  

Tel:                        +355 4 22 333 08

Nr Jeshil:             0800 31 31

Whatsapp:          +355 68 606 2829

E-mail:                  [email protected]

Website:             www.sigal.com.al

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë