Blog

SI DO T’A NDRYSHOJNË TRANSPORTIN URBAN NDRYSHIMET KLIMATERIKE

Tendenca e dytë e madhe që do të shkaktojë një ndryshim dramatik në transportin urban janë ndryshimet klimaterike.

Deri në vitin 2030 ose përafërsisht, ne mund të presim që të shikojmë përdorimin e automjeteve me karburante fosile si ekuivalenti i duhanpirjes, ndotja e ajrit do të jetë kthyer në “duhanin e ri”. Një dekadë më vonë, nuk do të ketë asnjë automjetet me karburante fosile. Tendenca e dytë më e madhe që do të shkaktojë këtë ndryshim dramatik në transportin urban do të jenë ndryshimet klimaterike. Raporti më i fundit nga Paneli Shkencor mbi Ndryshimet Klimaterike të Kombeve të Bashkuara, paralajmëron se, ngrohja globale po del jashtë kontrollit dhe se, ka do të ketë një rrezik të madh të krizës klimaterike në fillim të vitit 2040.

Pavarësisht kërcënimit të Presidentit Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshja e Parisit mbi Klimën, pothuajse të gjithë liderët e përgjegjshëm të botës mbeten të angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve pozitive për të reduktuar emisionet e gazit të efektit serë. Dhe një nga shkaqet kryesore të emisioneve të gazit të efektit serë është automjetet që operojnë me karburante fosile.

Kur çështja e ngutshme e ndryshimeve klimaterike të marri përmasa urgjente për reduktimin e ndotjes së ajrit, stimujt e sotshëm të ofruar ndaj shoferëve për të përdorur forma me emisione të ulta të transportit do të rritet shpejt dhe ai do të shoqërohet nga aplikimin e penaliteteve për ata njerëz që vazhdojnë të këmbëngulin në përdorimin e karburanteve fosile. Më e dukshmja nga këto do të jetë rritja e taksave mbi benzinën dhe naftën, por qeveritë mund të imponojnë gjithashtu taksa të drejtëpërdrejta mbi blerjen e automjeteve ndotësëse dhe rritjen e pagesave vjetore të liçensave rrugore.

Gjithashtu ka shumë të ngjarë që skema të caktuara qeveritare do të paguajnë pronarët e automjeteve që t’i largojnë automjetet e tyre me karburante fosile nga rruga. Por për t’u siguruar për përmbushjen e targeteve ndaj ndotjes së ajrit, shumë qeveri thjesht kanë vendosur që tani se deri në vitin 2040, shkalla e automjeteve me karburante fosile do të jetë e paligjshme.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë