Teknologjia e printimit 3D tashmë ka mbërritur prej disa kohësh në shumë fusha të jetës, dhe është gjithashtu duke bërë përparim të konsiderueshëm për ndërtimin e shtëpive. Veçanërisht kur flasim për shpejtësinë dhe çmimin, ajo e lë pas konkurrencën “tradicionale”. Cilat janë projektet më të rëndësishme dhe ku qëndron teknologjia?
A ju pëlqen që të debatoni me printerin në zyrën tuaj? Atëherë teksti në vijim mund të mos jetë për ju sepse ai është për shtëpitë që dalin nga një printer, që do të thotë, në më pak sesa 24 orë. Printimet 3D e bëjnë këtë të mundur. Kjo teknologji ka të bëjë me makineritë, që ndërtojnë produktete shtresë pas shtrese, pra nëpërmjet printimit tre-dimensional. Tani kjo teknologji po përdoret në shumë fusha: nga komponentët e përdorur për prodhimin e makinave, veshjeve, protezave dhe organeve artificiale. Si rregull, përdoret material plastikë, por metalet dhe qeramika gjithashtu funksionon në këtë rast si “bojë printeri”. Ka gjithashtu edhe materiale të tjera që mund të përdoren të tilla si gips, çimento majde edhe materiale bio.
Është mirë të dini se…
Printimi 3D ishte disi i ngadaltë në vitet 1980 dhe fillimisht u përqesh si një treg i veçantë. Ndërkohë, vlera e tregut të kësaj industrie për vitin 2020 ëshë vlerësuar që të arrijë rreth 30 miliardë dollarë.
Shtëpitë nga printimi 3D: shumë më shumë sesa thjesht blloqe betoni
Vitet e fundit, printimi 3D ka bërë shumë progres, duke shtruar rrugën ndaj aplikacioneve të reja. Më ekzotikja deri tani është ndërtimi i shtëpive. Ato nuk janë thjesht disa kuadrate betoni: shtëpitë e printuara në 3D janë deri tani thuajse të gjitha shumë të vogla, por shpesh kanë forma interesante, për shembull, me shumë kurba. Dhe ajo që është edhe më e rëndësishme për shumë njerëz është se presioni është ekstremisht shumë i shpejtë, falë kosotve të ulta të materialeve dhe kostove të punës, të cilat gjithashtu janë disi të lira. Kjo metodë do të thotë gjithashtu më pak mbetje, të cilat i bëjnë ato më miqësore ndaj mjedisit sesa ndërtimet konvencionale.
A e dini se?
Një shtëpi e printuar në 3D me 32 m2 kushton rreth 3,600 euro në vitin 2019.
Një rekord pas një tjetri
Koha për shembujt me beton: Në mars të vitit 2018, start-up-i amerikan ‘Icon’ prezantoi një printer 3D që ishte i aftë të ndërtonte një shtëpi 32 m2 vetëm në 48 orë, për një çmim të menaxhueshëm prej 10,000 dollarë, apo aktualisht rreth 9,000 euro. Ajo që të bënte përshtypje në atë kohë, u eklipsua vetëm një vit më vonë, po nga e njëjta kompani, Icon, e cila prezantoi një variant të përmirësuar të printerit të tyre 3D. Tani një shtëpi e vogël mund të prodhohej vetëm në 24 orë dhe për një kosto prej 4,000 dollarë (ose 3,600 euro). Kombinimi i shpejtësisë së lartë dhe kostove të ulta e bën këtë teknologji ideale për ndërtimin e shtëpive ekonomike në zona të dobta. Prandaj, Icon dhe OJF-ja ‘New Story’ (Historia e Re) duan që të ndërtojnë godina strehimi për nevojtarët në vendet në zhvillim si në El Salvador.
Është mirë të dini se…
Printerat 3D, të cilat përdoren për ndërtimin e shtëpive, janë gjigande.
Avantazhet e shtëpive nga printerat 3D:
- Shpejtësi shumë të lartë ndërtimi;
- Kursimi nga kostot e larta;
- Material i qëndrueshëm, më pak shpenzime.
Disavantazhet e shtëpive nga printerat 3D:
- Jo të gjitha materialet janë të përshtatshme për printerat 3D;
- Është ende e paqartë se çfarë kushtesh do të ekzistojnë për ndërtesat nga printerat 3D;
- Vetëm banesat/shtëpitë bazike mund të printohen në 3D.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.