1. Parashikimi i evolucionit të tumorit
Nëse ne do kuptojmë plotësisht proceset e përfshira në evolucionin e kancerit, ne mund të përpiqemi që të gjejmë mënyra për të bllokuar rrugët e shpëtimit të sëmundjes. Nëpërmjet sekuencës gjenetike dhe teknikave të tilla si biopsia likuide, ne mund të zbulojmë se cilat mutacione janë duke gjeneruar kancer dhe të ndjekim hap pas hapi se si po përparon dhe po i përgjigjet sëmundja trajtimit që po merr, duke na ofruar kështu evidenca të hershme nëse një ilaç është duke funksionuar apo jo dhe/ose nëse trajtimi i zgjedhur ka nevojë që të ripërshtatet.
2. Kombinimi i ilaçeve
Duke përdorur kombinime shkencërisht të zgjedhura që shënjëstrojnë disa rrugë të ndryshme, duke na informuar menjëherë mbi potencialin për të luftuar diversitetin gjenetik të kancereve dhe të tendencave të tyre për t’u përshatur dhe evoluar. Kjo është një përqasje që është aplikuar me sukses për të krijuar kombinimet e ilaçeve për gjurmimin e rezistencën antibiotike dhe për të trajtuar sëmundjet që evolojnë me shpejtësi, të tilla si, HIV-i. Tani diçka e tillë po aplikohet edhe ndaj kancerit.
3. Rrjeti i ilaçeve
Ka një interes shumë madh në krijimin e një rrjeti të ri ilaçesh që gjurmojnë më shumë sesa njëqelizorët, duke na informuar kështu mbi rrugën e sulmuar nga kanceri menjëherë. Duke qenë se, ato veprojnë mbi targete të ndryshme njëherësh, ato mund ta godasin kancerin më fort sesa ilaçet e targetuara vetëm ndaj një proteine të caktuar.
4. Targetimi i varësisë jo kancerogjene
Kërkime po kryhen gjithashtu për përqasje të reja që targetojnë karakteristikat e qelizave kancerogjene se sa goditjen e drejtëpërdrejtë të tyre, por ndryshimet gjenentike që, në fakt, e shkaktojnë kancerin. Qelizat e kancerit mund, për shembull, të bëhën të varura nga procese të tilla si bërjen e proteinave të reja për t’u siguruar që ato të mblidhen në mënyrë të saktë. Duke marrë rrugën e tërthortë për sulmimin e kancerit, diçka e tillë do të rezultojë në trajtime të reja efektive.
5. Imunoterapia
Ngacmimi i vet sistemit imunitar të trupit tonë për të targetuar tumoret është një fushë kërkimi që po gjeneron ngazëliml të vërtetë në këto çaste. Siç janë për shembull, disa nga zhvillimet më të fundit si terapia e CAR-T, ku qelizat e vet sistemit imunitar të pacientit merren nga gjaku i tyre dhe projektohen gjenetikisht përpara se ato të rivendosen tek mbrapsht tek trupi i pacientit.
6. Përdorimi i të dhënave të mëdha për identifikimin e targeteve
Analizimi i të dhënave të mëdha ka ndryshuar mënyrën se si ne gjejmë dhe shfrytëzojmë targetet potenciale të ilaçeve. Studimet kanë gjetur se, të paktën 10% e proteinave të kancerit janë teknikisht të drogueshme, por kjo fushë nuk është eksploruar ende siç duhet. Disa prej këtyre targeteve potenciale të ilaçeve po ndiqen tani njëherësh nga bota akademike dhe industri të tjera aktive në këtë fushë.
7. Avcancimet në radioterapi
Zbulimet më të mëdha në fushën e kërkimeve dhe të trajtimit të kancerit, sigurisht që, nuk janë duke ndodhur që të gjitha në fushën e ilaçeve të reja: avancimet në radioterapi janë gjithashtu shumë përfituese për pacientët. Një lloj i ri radioterapie, për shembull, kombinon skanerin MRI dhe një sistem ultramodern radioterapie të quajtur përshpejtues linear. Diçka e tillë na lejon që të lokalizojmë me saktësi tumoret dhe për drejtuar rrezatimin pikërisht në dimensionet e identifikuara me saktësi ekstreme, madje edhe kur tumorët janë duke lëvizur, për shembull, ndërsa një pacient është duke marrë frymë.
Të gjitha këto fusha kërkimi janë shumë interesante dhe mund të shërbejnë si themelët e ardhshëm për trajtimin e kancerit.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL