Blog

SHMANGINI KËTO GABIME TË ZAKONSHME FINANCIARE

Përcaktimi i prioriteteve dhe shmangia e disa gabimeve financiare do t’ju ndihmojnë që të kurseni më shumë me kalimin e kohës. Këtu do të gjeni disa gabime financiare të cilat mund t’i shmangni.

1.       Mos e shpenzoni të gjithë pagën tuaj

Pavarësisht se sa shumë fitoni, shpenzimi i të gjitha fitimeve tuaja do të thotë se nuk do të përparoni kurrë. Prestigjozja ‘Forbes’ rekomandon hapjen e një llogarie kursimi ku mund të transferoni automatikisht një shumë të vendosur nga ju, çdo muaj nga paga juaj.

2.       Krijoni një Fond Emergjencash

Jeta është e mbushur me surpriza të shtrenjta, që është arsyeja përse duhet të keni një Fond Emergjencash. Është mirë që të keni tre deri në gjashtë muaj kursime për shpenzime të papritura. Ju mund të shtoni para në këtë Fond kurdoherë që do të keni mundësi, por që mund të tërhiqen nga aty vetëm në rast emergjencash, si p.sh., të paguash për riparimin e makinës, apo të faturave mjekësore në rast sëmundje. Të kesh para mënjanë, do të thotë që ju do ta përballoni situatën pa cënuar buxhetin tuaj.

3.       Kini kujdes shpenzimet e vogla

Për shembull, ju mund të anashkaloni shpenzime të tilla të vogla si: ato disa kafet që konsumoni gjatë ditës. Këto shpenzime të vogla kur mblidhen së bashku janë shtesa ndaj buxhetin tuaj. Kushtojini vëmendje dhe kini kujdes nga këto shpenzime dhe shikoni se sa kushtojnë në total këto kosto. Më pas, ju mund të përcaktoni nëse mund të bëni shkrutime të disa prej këtyre shpenzimeve.

4.       Filloni të kurseni për pensionin

Nëse koha e daljes në pension për ju është shumë larg, mund të jetë deri diku e vështirë që të fokusoheni tek kursimi për pension që tani. Por sa më herët që të filloni të kurseni, aq më mirë do të jetë. Filloni të investoni në planin tuaj të pensionit, ndërkohë që po punoni, veçanërisht nëse një skemë e tillë kontributesh për pensionin ofrohet edhe nga punëdhënësi juaj. Nëse punëdhënësi juaj nuk ofron një plan të tillë, këshillohuni me një profesionist financiar pmbi se si të krijoni një Fond Pensioni.

5.       Planifikoni buxhetin tuaj

A e dini se ku shkojnë paratë tuaja nëse nuk do të kishit një buxhet? Përcaktimi dhe zbatimi i një buxheti do t’ju ndihmojë që të arrini objektivat tuaj financiar.

6.       Kini kujdes shpenzimet me kartat e kreditit

Sigurisht që, kartat e kreditit mund të jenë ndihmuese, por mos pagimi i detyrimeve nga përdorimi i kartave të kreditit çdo muaj do të ishin një peshë tjetër që rëndon mbi buxhetin tuaj. Kështu, ju do të paguani jo vetëm shumën që i detyroheni bankës, por edhe interesat. Kini kujdes me shpenzimet tuaja dhe shmangni këto kosto shtesë , duke i bërë pagesat tuaja sipas afateve të përcaktuara mujore.

7.       Mos kini frikë të investoni

Nëse jeni hezitues për të investuar para për shkak të rënieve të tregut, ju mund të humbisni disa fitime më afatgjata. Këtu mund t’ju ndihmojë një profesionist financiar, i cili do t’ju këshillojë financiarisht se si të krijoni dhe të zbatoni një Plan Investimi, i cili përshtatet gjithashtu me nevojat dhe mundësitë tuaja financiare.

8.       Mos e shpenzoni menjëherë rritjen e pagës

Nëse ju rritet paga, edhe pse mund të jetë tunduese, mos i shpenzoni menjëherë të gjitha paratë. Përpiquni që t’i kurseni paratë e rritjes së pagës, për shembull, në një llogari kursimi. Një opsion tjetër, është që kalimi i kësaj rritje direkt tek Fondi i Emergjencave në mënyrë që të jeni të përgatitur për çdo të papritur.

Edhe ndryshimet më të vogla mund të jenë një diferencë e madhe për financat tuaja. Vendosni prioritetet tuaja, shmangni gabimet e zakonshme, dhe përpara se ta kuptoni, do të jeni në rrugën e duhur për përmbushjen e objektivave tuaja financiare.

 

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë