Pika historike në ekologjinë operacionale: 100,000 kWh energji diellore në vit në selinë e Vjenës, shmangen 21 ton CO2
Gjithashtu në Drejtorinë Provinciale Carinthia & East Tirol PV sistemi në përgatitje: kursime të energjisë elektrike prej 30 deri në 40%.
Prodhimi fotovoltaik u rrit 8-fish që nga viti 2020
Kompania austriake e sigurimeve “UNIQA Insurance Group”, pjesë e së cilës është edhe SIGAL UNIQA Group Austria, punon vazhdimisht për të mbështetur transformimin e qëndrueshëm dhe të gjelbër të ekonomisë.
Kompania është e përkushtuar ndaj objektivit 1.5 gradë të Marrëveshjes së Klimës së Parisit dhe synon të jetë neutrale ndaj klimës në Austri deri në vitin 2040.
Vënia në punë e sistemit të ri fotovoltaik në çatinë e Kullës UNIQA në Vjenë më 31 korrik 2023 përfaqëson një moment historik për kompaninë dhe jo vetëm.
Ky është sistemi më i madh ‘PV’ deri më sot dhe në të ardhmen mund të prodhojë 100,000 kWh energji elektrike në vit dhe që korrespondon me konsumin e rreth 30 familjeve.
Ky sistem shmang gjithashtu emetimet e rreth 21 ton CO2 (dioksid karboni).
Ofensivë fotovoltaike: Fuqia u rrit tetëfish
“Sistemi i ri fotovoltaik është një shenjë e dukshme e mbrojtjes dhe progresivitetit të klimës“. thekson Wolf Christoph Gerlach, Drejtor i Operacioneve në UNIQA Insurance Group AG.
Sistemi në Kullën UNIQA nuk është i vetmi sistem diellor i instaluar në kompani. Që nga viti 2020, prodhimi fotovoltaik i instaluar është rritur nga 50 kWp në mbi 400 kWp, duke u rritur kështu tetëfish brenda vetëm pak viteve.
Në vitin 2035, prodhimi fotovoltaik parashikohet të jetë së paku 600 kWp.
“Ekologjia e brendshme është një pjesë thelbësore e arritjes së qëllimeve tona për mbrojtjen e mjedisit. Krahas zgjerimit të suksesshëm të kapaciteteve fotovoltaike, ne po fokusohemi në monitorimin e energjisë, zgjerimin e e-mobilitetit dhe përdorimin e sistemeve të pastra të ngrohjes”, vijon Gerlach.
Kjo sjellje “green” e UNIQA-s u nderua me “çmimin klimaaktiv” nga Ministria e Klimës në Austri.
LEXO EDHE: Në shërbim të klientëve dhe në mbrojtje të mjedisit/ UNIQA hap zyrën “green” në Austri
Në të njëjtat hapa me kompaninë mëmë po ecën edhe SIGAL UNIQA Group Austria.
Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, në kuadër të politikave “green”, bleu së fundmi një flotë makinash elektrike, të cilat do të përdoren nga stafi.
Nisma më e re e kompanisë nisi nga Tirana por në të ardhmen do të shtrihet në të gjitha degët e SIGAL UNIQA në të gjithë Shqipërinë.
“Vëmendja ndaj nevojave të komuniteteve në të cilat ne operojmë dhe promovimi i iniciativave të përbashkëta ka qenë përherë një vlerë themelore e SIGAL UNIQA Group Austria.
Mbrojtja mjedisore është një nevojë parësore për kompaninë që drejtoj.
Përgjegjësia Sociale është nga nga shtyllat kryesore të misionit të SIGAL UNIQA, kompani e orientuar drejt mbështetjes së kauzave të ndryshme sociale me impakt në komunitetin ku ushtron aktivitetin”, do të shprehej CEO dhe themeluesi i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.
Përmes kësaj politike, me bosht ekologjik, SIGAL UNIQA Group Austria synon të japë kontributin e saj në përmirësimin e cilësisë të shëndetit përmes zvogëlimit të ndikimit negativ të dioksidit të karbonit në atmosferë.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më “green” së bashku